Studio Live/ Logu ironizon: Këlliçi gënjen sy për sy, takova Trump tha pa pagesë! Ça u bë ai çun lagjeje që e uron për garën presidenciale

Juristi Besart Logu dhe gazetari Anri Bala diskutuan në Studio Live mbi aksionin e PD-së teksa ka thirrur një protestë të hënën e 7 tetorit. Sa i përket protestës, Logu thekson për Arbër Hitajn se të tilla protesta janë harxhim kohe dhe ulje pritshmërie, pasi në çdo dalje të tillë premtohet rrëzimi i qeverisë Rama.

'Harxhim kohe, pritshmërie. Edhe kjo do bie qeveria, kthehet bumerang. Pritshmëria është çfarë do prodhojë. Kemi 34 vite mijëra protesta. Dy protesta mbahen mend 14 shtatori dhe 21 janari, asgjë nuk prodhuan. Në Shqipëria janë 3 qarqe Tiranë, Durrës, Elbasan, ku ka më shumë votues, biznese, ka ndërthurje interesash. Ka shumë elektorat gri dhe persona që bëjnë kalkulime. Pragmatist. Këto flukse votash nuk i merr duke bërë protestë 8 muaj para zgjedhjeve. Qeveria teknike çdo kryeministër, nuk jepet. Me këto protesta nuk e bën. Duhet trysni e fortë. Në 2017, u bë e mundur pas protestës së çadrës së lirisë në Bulevard. Duhet partneriteti.'

Më tej, Logu ironizoi takimin e Belind Këlliçit me Donald Trump me të cilin ka bërë edhe foto që i ka ndarë në rrjete sociale. Logu thotë se Këlliçi gënjen kur thotë se ishte pa lek.

'Në retorikën e PD-së si ndaj partnerëve dhe SPAK dhe GJKKO, kemi parë në rrjetet sociale të Këlliçit me Trump, e shet si arritje. Vetë sekretari i shtetit Mike Pompeo, dosja tha për Berishën nisi në administratën tonë. Ai të gjënjen sy për sy, takova Trump pa pagesë. Ça u bë Trump, çun lagje që e uron për garën presidenciale. Nuk jam kundër protestave por druaj se nuk ka për të kapitalizuar diçka. Mos të themi se i kthehet bumerang. Skenari për bllokime kryqëzimesh nuk të japin shumë rezultat. I nxihet jeta qytetarëve.'

Ndërsa Anri Bala nuk e shikon si alternativë opozitën dhe Berishën, pasi janë konsumuar me korrupsion në kohën e tyre në pushtet.

'Ta mbajnë tek shtëpia. Ti japin për të ngrënë. Po flasim për alternativë. Jo kush ka qejf Berishës. A mundet Berisha të përfaqësojë shumicën e shqiptarëve. A mundet të udhëheq politikën. Kur dalin këta na kujtojnë ato protestat në komisione. E njëjta retorikë. Thonë hiqni Edi Ramën që të vijmë ne. Duhet të bëjnë sondazh dhe të pyesin shqiptarët a janë alternativë. Ky polarizim i situatës është për të kthyer prozhektorët tek këta. Pse janë këta më të mirë se Rama? Korrupsion ka pasur edhe në kohën e tyre. Nuk janë alternativë. Berisha ka akuza direkte. Salianji ka akuza direkte. Këta nuk ikin nga politika.'

G.K/r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    21 Dhjetor, 15:03

    Si e vlerësoni mbylljen e TikTok në Shqipëri për një vit?



×

Lajmi i fundit

Fest 63/ Zgjidhen 15 këngët finaliste!  Parashqevi Simaku përshëndet nga SHBA festivalin e konkurentët: Do të doja të isha aty

Fest 63/ Zgjidhen 15 këngët finaliste! Parashqevi Simaku përshëndet nga SHBA festivalin e konkurentët: Do të doja të isha aty