Pjesë e diskutimeve në “Studio Live” ishte edhe situata e kriminalitetit në Shkodër, atentatet si ai i Dobraçit me 4 të vrarë dhe situata e rendit në vend, si në Vlorë dhe Shkodër, ku ka pasur ngjarje kriminale.
Eksperti e vlerësoi Shkodrën si kryeqendra e kriminalitetit dhe kërkoi aktivizimin apo vendosjen e forcave RENEA në çdo qark, që të ndërhyjnë kur të ketë atentate apo ngjarje kriminale ku përfshihen këto grupe, pasi policia lokale është e pafuqishme dhe ka frikë.
“Operacionet në Shkodër kanë ardhur nga Tirana, forcat e specializuara, SPAK. Sa herë ka atentate ka vështirësi në momentet e para, edhe për shkak të ekspozimit të policëve në Shkodër për shembull. U vendosin lëndë eksplozive, frikësohen, sepse ka ardhur koha të dislokohet në çdo qark ku ka ngjarje të tilla. Dhe nëse ka nevojë për qendrën të dërgohen trupa shtesë. Por duhet të vendosen forca të gatshme në këto qytete dhe të veprojnë kur ka situata të tilla kaq të vështira, se nuk është e thjeshtë të hysh të kontrollosh banesa apo me persona të kësaj shkalle sigurie, ndaj duhet të jenë të pajisur, të maskuar. Sepse Shkodra ka rigjallërim të krimit, sikurse Vlora dhe Elbasani që kanë atentate dhe është rigjallëruar krimi. Por edhe lidhjes së elementëve të shkëputur me krimin, që bashkëpunojnë me këto grupe, siç u zbuluan nga përgjimet, te rasti i Elbasanit. Apo raste kur shefa operacionale dhe oficerë që dolën të lidhur me krimin”, u shpreh ai.
Softa theksoi edhe elementin e frikës dhe faktorit psikologjik te organet ligjzbatuese vendore. Pasi sipas tij nuk është e lehtë që policët vendore të operojnë në kohë apo të godasin këto grupe.
“Ndonjëherë policia kriminale nuk vepron se ka frikë kur qarkullojnë me mjete të blinduara, sepse në qarqe ata kanë një siguri, janë të mbrojtur dhe e dinë shumë mirë këtë. Fakti që vazhdojnë të jenë të ligjshëm jo vetëm në qytet por edhe më gjerë në qytete të tjera, do të thotë se kanë marrëveshje mes tyre, mes grupeve, si te përgjimet e Metamorfozës apo dëshmitë e Dumanit, ku shkëmbejnë aktivitete dhe vlera monetare, por edhe ndihma nga brenda në disa raste”, tha Softa.
Lajmi kryesor: