Studiot private të kontraktuara nga bashkitë do të 'vulosin' dëmet e tërmetit të 26 nëntorit

KRUJE - Të gjitha verifikimet në terren deri më tani në rrethin e Krujës, nga grup ekspertësh të bashkisë dhe inxhinierë vullnetarë, përbëjnë vetëm fazën paraprake të verifikimeve të dëmeve nga tërmeti i 26 nëntorit. Vulën, për të shpallur nëse pallatet e shpallura të pabanueshme do të rindërtohen, rikonstruktohen, apo do të shemben, do ta japë një studio private e licencuar për certifikimin e dëmeve të godinave.

Ministria e Rindërtimit ka udhëzuar bashkitë që të kontraktohet studio private për të certifikuar dëmet e godinave. Drini Masha, shef i zyrës së Marrëdhënieve me Publikun në Bashkinë Krujë tha se studiot ndër të tjera, do të evidentojnë edhe kostot për rikonstruksion. 

"Kemi 4500 objekte të verifikuara nga 20 grupe inxhinierike. Është një proces që pas kësaj bashkia ose Ministria e Rindërtimit do të do kontraktojë studio private të licencuara për certifikimin e dëmeve të ndërtesave dhe për të parë koston e rindërtimit. Bashkitë do hartojnë plane vendore për krijimin e hapësirave të përbashkëta të banimit. Faza e parë është bërë nga 20 grupet e verifikimit nga bashkia Krujë dhe grup inxhinierësh vullnetarë që kanë bërë ndarjen vizuale, është kategorizuar dëmi",-  tha Drini Masha, shef i zyrës së  Marrëdhënieve me Publikun në bashkinë Krujë.

Banorë, të cilëve i është dëmtuar banesa nga tërmeti i 26 nëntorit vijojnë të qëndrojnë në çadra, ose disa prej tyre janë vendosur në shtëpi me qira dhe kanë përfituar bonusin e qirave. Ashtu siç ka edhe banorë që vijojnë të qëndrojnë ende në hotele.

G.M./r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • I demtuari: 18/01/2020 03:40

    Dicka e ndyre po LUHET Me pallatet edemtuara nga termeti

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

‘Studio Live’, avokati Islami: ‘Berisha do arrestohet, ‘non grata’ s'i hiqet! Nuk do ketë zgjedhje!’ Balliu sulmon Bashën si ‘dështak’: Kam votuar Olldashin!

‘Studio Live’, avokati Islami: ‘Berisha do arrestohet, ‘non grata’ s'i hiqet! Nuk do ketë zgjedhje!’ Balliu sulmon Bashën si ‘dështak’: Kam votuar Olldashin!