Studiuesi arbëresh Matteo Mandala
nderohet me Doctor Honoris Causa

Studiuesi arbëresh Matteo Mandala<br />nderohet me Doctor Honoris Causa
Studiuesi i njohur e arbëresh Matteo Mandalá është nderuar mesditën e kësaj të mërkure me titullin “Doctor Honoris Causa” nga Universiteti i Tiranës. Ceremonia u zhvillua në Sallën e Senatit Akademik të Rektoratit të këtij institucioni. Nderimi për italo-arbëreshin Mandala nisi me këndimin e himit shqiptar e italian. Profesor Ymer Çiraku mbajti kumtesën ku foli për veprimtarinë e jashtëzakonshme të profesor Matteo Mandalasë në kërkimin dhe ruajtjen e trashëgimisë arbëreshe.

Çiraku deklaroi se Titulli “Doctor Honoris Causa” i jepet profesor Matteo Mandalás me motivacionin: “Studiues i shquar i kulturës dhe i letërsisë shqipe e arbëreshe, ku theksohet se Mandala me veprat e tij ka kontribuar në pasurimin e studimeve shqiptare me interpretime origjinale dhe me metodologji bashkëkohore, duke luajtur një rol të rëndësishëm për ruajtjen dhe afirmimin e identitetit kulturor arbëresh. 
 
Kontributin e Mandalasë e ka shprehur në mënyrë më të thelluar një tjetër studiues i shquar arbëresh Françesko Altimari.

"Krahas aktivitetit të tij didaktik koordinues pjesë aktive në këto 15 vitet e fundit në shumë konferenca dhe kuvende dhe seminare ndërkombëtare me karakter albanologjik dhe ballkanologjik", u shpreh Altimari.
 
Matteo Mandalà, prej shumë vitesh është përgjegjësi i seksionit të albanologjisë në Universitetin e Palermos. Edhe pse gëzon plot tituj, “Doctor Honoris Causa” në Shqipëri e ka emocionuar studiuesin arbëresh.

Në ceremoninë e nderimit, ishin akademikë të shquar. ndërkohë ishin të pranishëm edhe përfaqësues të ambasadës italiane dhe institutit italian të kulturës. 

ceremonia e dorezimit

Redaksia Online
(B.K/Shqiptarja.com)

 

  • Sondazhi i ditës:

    Si po përballohet situata e krijuar nga zjarret në vend?



×

Lajmi i fundit

Forcat RENEA aksion ‘blic’ në Vlorë, rrethojnë zonën e Ujit të Ftohtë! Kërkohen persona me rrezikshmëri të lartë

Forcat RENEA aksion ‘blic’ në Vlorë, rrethojnë zonën e Ujit të Ftohtë! Kërkohen persona me rrezikshmëri të lartë