Studiuesi japonez: Kodet e
Kanunit të ngjashëm me Biblën

Studiuesi japonez: Kodet e<br />Kanunit të ngjashëm me Biblën
TIRANE- Kazuhiko Yamamoto, ky studiues japonez, edhe pse kanë kaluar 20 vjet nga kontakti i parë me rregullat e Kanunit të shqiptarëve, e pasi botoi edhe një libër për të, duket se nuk do të heq dorë nga zbulimi i burimeve parake të tij. Në seminarin e 34-të Ndërkombëtar për Gjuhën, Letërsinë e Kulturën Shqiptare në Prishtinë, që nisi dje, ai do të paraqesë kumtesën që mban titullin “Një variant i studimit të koncepteve etike të Biblës hebraike me termat e strukturës etike të Kanunit”.

Prof. Yamamoto jep mësim në Universitetin e Kiushus në Japoni. Ai ra kontakt me rregullat e Kanunit, ku ishte në Tokio në fillim të viteve ‘90 duke lexuar novelën “Prilli i thyer” të shkrimtarit të njohur shqiptar, Ismail Kadare. Mësojmë se Kazuhiko Yamamoto ka nisur hulumtimet e tij mbi Kanunin shqiptar dhe kodet e tij, duke bërë krahasime e zbulesa të njëpasnjëshme.
 

  • Sondazhi i ditës:

    Himara, i kujt është faji që 6 mijë votues ishin me karta të skaduara?



×

Lajmi i fundit

Vangjel Tavo fitoi zgjedhjet e pjesshme në Bashkinë e Himarës, Ja reagimi i kryeministrit Edi Rama (VIDEO)

Vangjel Tavo fitoi zgjedhjet e pjesshme në Bashkinë e Himarës, Ja reagimi i kryeministrit Edi Rama (VIDEO)