Studiuesi Uran Butka:Dosja e
pushkatimit të Kasimatit e rreme

Studiuesi Uran Butka:Dosja e<br />pushkatimit të Kasimatit e rreme
Dosja gjyqësore për vendimin e pushkatimit të Sabiha Kasimatit më 26 shkurt të vitit 1951 është e rreme.

Kështu ka pohuar Uran Butka në aktivitetin “Ngadhënjimi mbi harresën, në 105-vjetorin e lindjes së Sabiha Kasimatit organizuar pasditen e së enjtes në Muzeun Historik Kombëtar.

Studiuesi Butka rikujton tragjedinë e Sabiha Kasmiatit që u pushkatua pa gjyq pranë urës së Beshirit në rrethin e Tiranës së bashku me 22 intelektualë të njohur. Pushkatimi bëri bujë brenda dhe jashtë Shqipërisë në atë kohë kryeministër ishte Enver Hoxha.

“Gjykata e Lartë Ushtarake në bashkëpunim me Sigurimin e Shtetit, pasi ishin pushkatuar 22 të arrestuarit, nisën procedurat përpilimit të procesverbaleve të rreme, fiktive, sikur gjyqi ishte zhvilluar. Ekzistojnë dy procesverbale gjyqësore të falsifikuara të Gjykatës së Lartë. Njëri mban datën 26.2.1951:Gjykata Ushtarake me kryetar nënkolonel Shuaip Panariti, anëtar kapiteni i parë Vangjel Kocani dhe kapiten i parë Nonda Papuli, e sekretar Hidaji Bejo e ka filluar shqyrtimin e çështjes më 26.02.1951 dhe është shprehur për dënimin e të gjithë të akuzuarve me vdekje – me pushkatim, duke u bazuar në ligjin 372 datë 12.2.1946. Ky vendim gjykate është i formës së prerë dhe i ekzekutueshëm menjëherë.” Në fund ka firmosur kryetari i gjykatës së Lartë
Ushtarake Shuaip Panariti dhe anëtari Vangjel Kocani; nuk është firmosur nga anëtari tjetër Nonda Papuli dhe sekretari Hidaji Bejo”
shprehet Uran Butka

Ndërsa Drejtori i Institutit të Krimeve të Komunizmit, Agron Tufa dhe Drejtori i Muzeut Kombëtar Dorian Koçi që u shpreh se synimi i tij j aktiviteti është të njihet kontributi i Sabiha Kasimatit për shkencën dhe për të gjithë shoqërinë shqiptare. 
Në kujtim të Sabiha Kasimatit nga Muzuen Historik janë prezantuar dy nga reliket e rralla që ruhen në këtë institucion: një fjalor enciklopedik në gjuhën frënge i i përdorur nga Kasimati dhe një bluzë e qëndisur nga duart e saj.

Redaksia Online
e.m/Shqiptarja.com
 

  • Sondazhi i ditës:

    Si po përballohet situata e krijuar nga zjarret në vend?



×

Lajmi i fundit

Paris 2024/ Mundësi Valiev fitoi medaljen historike për Shqipërinë, Rama: Një lajm që flet shumë! Komitetit ynë Olimpik ka rilindur

Paris 2024/ Mundësi Valiev fitoi medaljen historike për Shqipërinë, Rama: Një lajm që flet shumë! Komitetit ynë Olimpik ka rilindur