Studiuesit e 'Folklorit' në Kosovë përkrahin kolegët e ASA-s: Arbitrariteti i politikës, s’ka vend në Albanologji, e provuam vetë në kurriz! Qëndroni të palëkundur
Instituti albanologjik i Kosovës
Vendimi i qeverisë shqiptare lidhur me transferimin e imponuar (pasi rektoriati dhe Senati janë shprehur kundër) të Akademisë së Studimeve Albanologjike në Akademinë e Shkencave ka sjellë gjatë këtyre ditëve reagimin e disa institucioneve kërkimore shkencore në Kosovë. Dega e Folklorit pjesë e Institutit Albanologjik të Kosovës ka shprehur solidaritetin me studiuesit e ASA-s, duke nënvizuar faktin se politika duhet të qëndrojë larg shkencës.
Deklarata e plotë:
Arbitraritetin e politikës e patën provuar në kurriz të tyre, studiuesit e Institutit Albanologjik të Prishtinës, vite më parë. Reformat e ristrukturimet e institucioneve të kulturës kombëtare, në emër të vënies së rregullit, apo të çfarëdo arsyeje tjetër "madhore", pa i pyetur të zotët e punës, gjithmonë janë të dëmshme, si për ata vetë ashtu edhe për institucionet, shkencën dhe kulturën në përgjithësi.
Nga ana tjetër, këto situata janë sprova për intelektualët, të cilëve nuk u lejohet të bëhen palë me politikën. Aq më tepër të bien pre e interesave të grupeve të caktuara, në rrethana të caktuara.
Duke e kuptuar situatën që po e kalojnë sot kolegët albanologë nga Akademia e Studimeve Albanologjike në Tiranë, bashkëndjejmë me ta duke u solidarizuar me kërkesat e tyre.
Gjithashtu i inkurajojmë që të jenë unikë dhe të palëkundur, gjithmonë me synimin për t'i zhvilluar tutje studimet albanologjike dhe institucionet respektive.
Shembujt e institucioneve simotra nëpër botë, të cilat i kanë mbushur dekadat e shekujt e ekzistencës së tyre, janë modelet që duhet t'i kemi përpara kur mendojmë për t'i zhvilluar shkencat tona.
Arbitrariteti i politikës nuk duhet të ketë vend në institucionet albanologjike.
//Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
23 Dhjetor, 23:33
Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?
-
Të drejtë
14.9%
-
Të gabuar
81.8%
-
Nuk e di
3.3%
Vota total: 3470
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Osmani: Lista Serbe është angazhuar në akte terroriste dhe akte agresioni
24 Dhjetor, 19:57
-
Kosovë, Lista Serbe paralajmëron se do të ankimojë vendimin e KQZ-së
24 Dhjetor, 18:01
-
Kurti: Sulmin në kanalin e Ibër-Lepencit e urdhëroi Radoiçiçi, Serbia e financoi! Para dhe pas vitit të ri mund të ketë sulme terroriste në Kosovë
24 Dhjetor, 17:45
-
Gucati përfundon dënimin në Hagë: Qëndrova ballëlartë dhe krenar
24 Dhjetor, 16:51
-
Kosova dhe Shqipëria me ekipe të përbashkëta hetimore, Dumani dhe Isufaj firmosin marrëveshjen
24 Dhjetor, 12:52
-
Lista serbe jashtë zgjedhjeve, ndërkombëtarët: Veprim politik! Vuçiç: Kurti po eleminon të vetmin kundërshtar
24 Dhjetor, 12:16
-
Ambasadori britanik në Kosovë reagon pasi nuk u certifikua Lista Srpska: Procesi të zhvillohet mbi bazën ligjore, jo të interesave politike
24 Dhjetor, 10:34
-
Perëndimi shpreh shqetësim për moscertifikimin e Listës Serbe
23 Dhjetor, 21:32
-
Kosovë/ 100 eurot për fëmijë dhe pensionistë, fushatë zgjedhore apo ndihmesë?
23 Dhjetor, 18:47
-
Kosovë/ Kurti lë jashtë zgjedhjeve Listën Serbe, anëtarët e Vetëvendosjes votojnë kundër, KQZ nuk certifikon pjesëmarrjen
23 Dhjetor, 15:47
-
Kosovë/ Policia sekuestron një sasi të madhe të armëve të ftohta në Prishtinë
23 Dhjetor, 14:10
-
Ngrihet aktakuzë në mungesë për krime lufte në Kosovë
23 Dhjetor, 11:01