Origjina ilire e shqiptarëve nuk është vetëm një përcaktim historik, por tanime e vërtetuar dhe nga studime gjenetike. Sipas ekspertëve, megjithëse gjatë historisë ka pasur lëvizje të shumta të popullatës, shqiptarët kanë ruajtur tipare të qëndrueshme.
***
Të dhënat e kërkimeve shkencore në fushën e gjenetikës po forcojnë gjithnjë e më shumë teorinë mbi lashtësinë dhe autoktoninë e shqiptarëve në Ballkan. Sipas analizave të realizuara nga Akademia e Shkencave dhe ekspertë ndërkombëtarë, popullsia shqiptare e sotme mbart vazhdimësinë gjenetike të banorëve të hershëm ilirë.
“Kemi prezantuar të dhënat tona të analizuara në laboratorin tonë që përfaqësojnë një kampion të popullatës shqiptare të marrë nga të gjithë zonat e Shqipërisë. Ne konfirmojmë atë që është konfirmuar dhe më parë që popullata e sotme shqiptare është vazhdimësia e popullatave të hershme që kanë populluar zonën e Ballkanit dhe atë pjesë që i takonte Ilirisë",- thotë studiuesi Lia Mekerezi nga Akademia e Shkencave.
Analizat gjenetike, Sipas studiuesve, tregojnë gjithashtu lidhjet historike të shqiptarëve me popullsitë fqinje.
“Ngjashmëria me popullatën greke është për shkak të rrymës, të themi të migrimeve nga zona e Anatolisë, kryesisht në periudhën e bronzit drejt Ballkanit",- thotë Mekerezi.
Studiuesit kanë identifikuar edhe zonat ku janë ruajtur më qartë gjurmët e popullsive të lashta ilire.
“Grupimi më i vogël është në zonën juglindore, sidomos në zonën e Beratit, Skraparit, Korçës. E një grupim i dytë që është i konsiderueshëm në numër në zona, Mat, Mirditë dhe Martanesh që quhet Gegeria e vjetër. Dhe grupimi më i madh që ka mbijetuar është nga zona që është sot Kosova, zona e Dardanisë. Këto janë tre bërthamat ku popullata të vogla kanë mbijetuar”,- thotë studiuesi Gjergji Bojaxhi.
Sipas ekspertëve, edhe pse gjatë shekujve ka pasur lëvizje dhe ndërthurje popullsish, struktura gjenetike e shqiptarëve ka mbetur e qëndrueshme. Gjurmë të qarta të origjinës ilire ruhen ende edhe tek komunitetet arbëreshe në jug të Italisë.
Komente











nuk kane origjine as nga anatolia siria dhe libani jane popullesi azere te perziera me iliret antike te emigruar ne zonen e puljas nje shekull perpara dyndjeve masive ne ballkan. As koncewpti dardani nuk ekziston nje shtojce e histortise politike sllave e hedhur per te fshekur origjinen e ilireve qe eshte messiapi ose messi te cilet jetuan ne kufunjte aktuale te kosove dhe serbise deri ne danub ajo qe njihet si panonia dhe e perzier ne territorin e bosnje hercegovines me dalmatet luftrat iliro dalamate ndersa ne shqiperi te perzier me koloni epirote. Ky eshte edhe shkaku pse sot kemi arbereshe ne jugun e italise dhe te gjithe ortodokse bizantine luftrat greko romake. ne sot dominojme me shume me racen azere dhe kurde iranike pak a shume si dhe turqit e sotem
PërgjigjuSipas analizave te ADN te shqiptareve ne SHBA, nje zone e rendesishme e vazhdimesise iliro-shqiptare eshte Krahina e Kurveleshit.
Përgjigju