Rrethinat e Venecias  janë përfshirë rreth orës 17:30 të së mërkurës nga një stuhi, e cila ka shkaktuar një të vdekur, të plagosur dhe dëme të shumta materiale.

Me dhjetëra shtëpi, pemë janë shkatërruar nga forca e erës, ndërkohë që makinat kishin përfunduar në kanale.

Shumë persona të cilët kanë patur shtëpitë e dëmtuara nga stuhia e kanë kaluar mbrëmjen tek të afërmit e tyre.