MILANO- Italia po përballet me stuhi të forta e zjarre të shumta, si pasojë e ndryshimit të klimës, e cila ka krijuar dy ekstreme të motit. Deri më tani janë shënuar 3 viktima. Dëme dhe incidente janë raportuar nga veriu me stuhi dhe nga jugu në zjarr. Së fundmi një aeroplan me pasagjerë është dëmtuar rëndë gjatë stuhisë së fortë në veri të Italisë.
Kapriçot dhe ndryshimet ekstreme të motit këtë verë nuk kanë të ndalur. Një stuhi e fortë, e shoqëruar me shkarkime të vazhdueshme rrufesh, goditi rajonin e Milanos dhe një pjesë të mirë të Brianzës dhe zonën veriore të Lombardisë rreth orës 4 të mëngjesit.
Në disa zona pati edhe stuhi breshëri të fuqishme dhe dy persona kanë humbur jetën ndërsa janë goditur nga pemët e rrëzuara. Një prej viktimave një 16 vjeçare, humbi jetën kur u godit nga një pemë në kampin e skautve në Bresciano, ndërsa një ditë më parë një grua humbi jetën në Lissone po nga një pemë që u shkul nga era e fortë.
Ndërsa në Veneto 10 persona u plagosën pasi I goditën nga breshëri në madhësinë e një mole. Në Sicili një sërë zjarresh janë përhapur në ishull, duke I marrë jetë një të moshuare.
Shërbimet e mbrojtjes civile e konsideruan këtë të martë ditën më të vështirë të 10 viteve të fundit.
Së fundmi një incident është shënuar në veri të Italisë, ku një aeroplan me pasagjerë është dëmtuar rëndë gjatë stuhisë së fortë që goditi të hënën pjesët veriore të Italisë.
Në të gjithë rajonin e Lombardisë stuhia shkaktoi dëme serioze edhe në rrjetin elektrik, ku mbi 8 mijë persona janë pa energji në zonat mes Venetos dhe Trevisos.Në veronese 10 persona raportohet se janë plagosur ndërsa janë goditur nga breshëri në madhësinë e një mole.Në Milano pemët e rrëzuara dhe mbeturinat në rrugë bllokuan qarkullimin normal të mjeteve të transportit, ndërsa autyoritetet locale urdhëruyan mbylljen e të gjitha parqeve nga rreziku I rënies së pemëve.
Ndërkohë mediat italiane bëjnë të ditur se pas dëmevë të shkaktuara nga stuhia e fuqishme rajoni I lombardisë do t’I kërkojë qeverisë shpalljen e gjendjes së emergjencës. Italianët e kanë përshkruar në rrjete sociale si ‘apokalips’, ATM-të, linjat e autobusëve dhe tramvaji, janë pezulluar në disa prej zonave ku ka pasur më shumë probleme.
Por ndërsa Veriu Italisë po përballet me stuhi të forta, Sicilia është në alarm nga zjarret e shumta që përfshinë që nga e hëna zona të ndryshme të ishullit. Një e moshuar 88 vjeçare humbi jetën, pasi shërbimet e emergjencës nuk arritën dot në kohë ta shpëtonin për shkak se zona ndodhej e rrethuar nga flakët. Ndërkohë një punonjës pyjor ndodhet në gjendje të rëndë, për shkak të plagëve të marra gjatë angazhimit për shuarjen e zjarreve në Palermitano. Shumë prej banorëve nga zonat e rrezikuara u evakuuan gjatë natës. Ndërkohë fluturimet u pezulluan përkohësisht në aerportin e katanias, por edhe në atë të palermos. Në sardenja një shoher pësoi infarct ndërsa ishte angazhuar në shuarjen e flakëve që kishin rënë.
Agjencia italiane e lajmeve, ANSA, raporton se një breshër jashtëzakonisht i madh ka dëmtuar aeroplanin që po fluturonte nga Milano në Neë York. Kjo situatë ka detyruar atë të bëjë ulje emergjente. Shërbimet e mbrojtjes civile në Itali e kanë konsideruar këtë të martë si ditën më të komplikuar të 10 viteve të fundit.
I gjithë territori i Italisë është duke u përballur me situatë të pazakontë të motit. Në pjesën jugore të vendit, përkatësisht në disa ishuj të Siçilisë janë hapur disa vatra zjarri të cilat janë favorizuar nga era. Për shkak të kushteve atmosferike është mbyllur përkohësisht aeroporti ndërkombëtar i Palermos. Ndërkohë veriu i Italisë është duke u përballur me reshje shiu e stuhi të pazakonta.
I gjithë territori i Italisë është duke u përballur me situatë të pazakontë të motit. Në pjesën jugore të vendit, përkatësisht në disa ishuj të Siçilisë janë hapur disa vatra zjarri të cilat janë favorizuar nga era. Për shkak të kushteve atmosferike është mbyllur përkohësisht aeroporti ndërkombëtar i Palermos. Ndërkohë veriu i Italisë është duke u përballur me reshje shiu e stuhi të pazakonta.
Aeroplani i pasagjerëve është dëmtuar rëndë gjatë stuhisë së fortë që goditi të hënën pjesët veriore të Italisë.
Agjencia italiane ANSA bën të ditur se një breshëri jashtëzakonisht i madh ka dëmtuar aeroplanin që po fluturonte nga Milano në Nju Jork.
il volo #DL185 decollato da #Milano #Malpensa diretto a #NewYork Jfk è atterrato a Roma Fiumicino dopo aver dichiarato emergenza salendo in quota, una forte grandinata ha danneggiato varie componenti#meteo #avgeek #maltempo #squawk7000 #hail #aviation pic.twitter.com/00StVGX3mH
— Vola Milano Malpensa [MXP] (@VolaMalpensa) July 24, 2023