Pjesa perëndimore e New York-ut është goditur nga një stuhi masive dëbore, ku janë mbyllur rrugët, është ndaluar qarkullimi i automjeteve dhe janë anuluar fluturimet para festës së Falenderimeve, raporton CNN.
Deri të premten në mbrëmje, 5.5 metra dëborë kishte mbuluar rrugët në qytetin e Orchard Park, New York, sipas Shërbimit Kombëtar të Motit.
Ekzekutivi i qarkut Mark Poloncarz, tha se dy banorë të qarkut humbën jetën si pasojë e atakut kardiak teksa pastronin terrenin nga reshjet e dëborës.
"Ne përcjellim ngushëllimet tona më të thella dhe i kujtojmë të gjithëve se kto reshje dëbore janë shumë të rënda dhe të rrezikshme", tha Poloncarz.
Sinoptikanët dhe zyrtarët kanë dhënë alarmin për natyrën kërcënuese për jetën të kësaj stuhie bore, e cila ka potencial të jetë historike edhe për rajonin e Buffalo-s, ku bora e madhe është normë gjatë muajve të dimrit.
Dhjetra fluturime që mbërrinin dhe niseshin nga Aeroporti Ndërkombëtar Buffalo Niagara u anuluan pasi kushtet e stuhisë u përkeqësuan, sipas faqes së internetit të aeroportit.