KINE - Një front i ftohtë solli erëra të forta me rërë në pjesën veripërëndimore të Kinës duke ndotur ajrin.
Erërat e forta goditën zonat e prekura me një shpejtësi deri në 28 metra në sekondë.
Shikimi në qytetin e Xining është zvogëluar në më pak se 1.000 metra. Shumë këmbësorë përdorën maska pasi era e fortë zhvendoste pluhurin duke e bërë atë të përhapej në ajër.
Shërbimi Meteorologjik në vend lëshoi një alarm të verdhë të koduar për erë të fortë ku Kina ka një kod të ngjyruar paralajmërimi, ku e kuqja është niveli më serioz.
Fenomeni natyror mbuloi rrugët e qytetit, godinat dhe automjetet me një shtresë të trashe rëre dhe mbuloi qiellin me një re ngjyrë kafe të zbehtë dhe shkaktoi një ndotje të ambientit.
Sipas ekspertëve stuhitë e rërës jane një tregues i ndryshimit të klimës me ngrohjen globale dhe rritjen e temperaturave mesatare në planet me 3 grade celcius.
Shërbimi meteorologjik ka parashikuar se stuhia prej rërë do të zgjasë për një kohë të shkurtër, dhe gjendja e motit do të kthehet në normalitet gjatë ditës së sotme.
(l.ç/ad.ti/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com