Romë- Italia ndodhet prej javës së kaluar në rrymat e kushteve të këqija atmosferike, që u shoqëruan me reshje të rrëmbyeshme shiu, stuhi ere dhe rrufe.
Nuk munguan as përmbytjet në qytetin historik të Romës, deri në zonën e “Coloseu”-t, teksa rrugët dhe madje bizneset u tejmbushën nga ujërat që vërshuan furishëm.
Kryeqyteti italian u zgjua sot (9 Shtator) nën një ciklon të furishëm që solli edhe përmbytje në disa zona dhe shkatërrime. Në rrjete janë shpërndarë edhe pamje të frikshme të qiellit të nxirë dhe rrufeve që jehonin njëra pas tjetrës, teksa qielli dukej sikur do shpërthente nga elektriciteti magnetik, të publikuara nga 'La Repubblica'.
Rreth 100 ndërhyrje janë kryer nga zjarrfikësit e Romës që prej mesnatës së diel (8 Shtator), për pemë dhe degë të pasigurta, dëmtime uji, rrëshqitje dherash dhe paqëndrueshmëri statike.
Zonat më të prekura brenda kryeqytetit ishin nëpërmjet Della Batteria di Porta Furba, Mosca dhe Appia Pignatelli. Në provincë vijojnë ende ndërhyrjet për pastrimin e rrugëve nga pemët e rëna në Albano Laziale, Velletri dhe Frascati, kurse uji hyri edhe në disa banesa e dyqane.
A.Q/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
Rama e deputetët e vjetër të PS në lista të hapura, është vendimi i duhur?
-
Po
40.5%
-
Jo
23.7%
-
Nuk e di
35.9%
Vota total: 5023
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Moti i keq, zhduken në lartësinë 4600 metra në 'Monte Bianco' 4 alpinistë! Dy ditë kërkime pa sukses, çifti italian: Na shpëtoni, ose do ngrijmë për vdekje!
9 Shtator, 07:45
-
Itali/ Sherr mes grupeve, plagoset me thikë 25-vjeçari shqiptar
8 Shtator, 22:51
-
Futbolli italian në ankth, shtrohet me urgjencë në spital Toto Schillaci
8 Shtator, 19:27
-
VIDEOLAJM/ Qytetari e kritikoi, kryebashkiaku italian e pështyn në fytyrë
7 Shtator, 18:35
-
Itali/ U vdes vajza në operacion, familjarët rrahin mjekët (VIDEO)
7 Shtator, 17:45
-
Zelensky në Itali/ Takohet me kryeministren Meloni: Mbështetja ndaj Kievit interes kombëtar i yni
7 Shtator, 17:28
-
I rinovojnë lejen e drejtimit në moshën 100 vjeçare: Jam i lumtur! Kështu do të vazhdoj të çoj gruan time në bregdet
7 Shtator, 16:55
-
Mbytja e jahtit ‘Bayesian’ në Itali, kryhen autopsitë për 4 nga viktimat, nuk kishin ujë në mushkëri! Ja përse humbën jetën
5 Shtator, 21:54
-
EMRI/ U kap me 80 gramë kokainë në Itali, dënohet me 4 vite burgim 24-vjeçari shqiptar! Dëbim për 5 vite dhe 20 mijë euro gjobë
5 Shtator, 16:04
-
Itali/ Mbytet varka me emigrantë, 21 të zhdukur
4 Shtator, 19:26
-
Tragjike/ Shkëmbim zjarri mes ultrasve të Interit, një i vdekur dhe një i plagosur
4 Shtator, 15:27
-
VIDEO/ U kap me 1,6 kg kokainë në Bolzano, shikoni se ku e kishte fshehur shqiptari kokainën! Parfumoi dhe makinën për të ngatërruar qenin antidrogë
4 Shtator, 08:07
Nga e gjetet kete fjale “te dhunshme” per te pershkruar stuhine?!
Përgjigju