Gjermania është përfshirë nga mot i keq gjatë orëve të natës. Në Walldorf, në Rheinland-Pfalz, një grua 58-vjeçare humbi jetën dhe një tjetër, 47 vjeç, u plagos rëndë pasi një pemë u shkul nga era dhe ra mbi strehën ku të dyja ishin futur për t’u mbrojtur nga stuhia. 58-vjeçarja ndërroi jetë në vendngjarje, ndërsa gruaja tjetër u transportua në spital.

Stuhitë shkaktuan dëme edhe në zona të tjera të Rheinland-Pfalz, ku u rrëzuan pemë dhe mure banesash.

Një tornado goditi Fürstenëalde-Spree, në Brandenburg, pranë Berlinit. Autoritetet raportuan dëme në zonë, përfshirë automjete të dëmtuara nga pemët e rrëzuara.

Një tjetër tornado goditi zonën pranë Wetzlar, në landin e Hessenit. Sipas zjarrfikësve, rreth 60 shtëpi janë dëmtuar nga fenomeni ekstrem i motit.

Shërbimi Meteorologjik Gjerman ka paralajmëruar për stuhi të tjera të forta, veçanërisht në landët jugore të Baden-Württemberg dhe Bavarisë.