Në jug të Francës të paktën 750 persona kanë shpëtuar nga ekipet e shpëtimit me helikopterë, pasi shirat e rrëmbyer nxorën nga shtrati lumenjtë.
Rezulton i zhdukur të paktën një turist, një 70-vjeçar gjerman, pasi po ndihmonte disa fëmijë në një prej 5 kampeve që u evakuan nga stuhia.
Dendësia e reshjeve në disa zona ra deri në 10 centimetra, në më pak se 3 orë.
Sipas të dhënave paraprake, që shkruan “Mirror”, flasin për të paktën 4 fëmijë që po trajtohen për hipotermi.
Policia bënë të ditur se 70-vjeçari, i cili rezulton i humbur, po shoqëronte një grup prej 100 fëmijësh gjermanë që u evakuan nga një zonë kampingu në Saint-Julien-de-Peyrolas, rreth 60 kilometra në veri të Avignon.
Pasi lumi Ardeche doli nga shtrati, ku u bllokua nga balta dhe rrymat e rrëmbyera, ai u fut brenda automjetit të tij, por ky i fundit u rrëmbye nga uji.
Pas operacionit të shpëtimit deri më tani ai është i vetmi i zhdukur, që u fokusua në kampingjet në këtë zonë, ku vala e të nxehtit përfundoi në stuhi dhe përmbytje.