Mero Baze: Mbrëmë Argita përjashtoi Klodi Lalën nga paneli dhe kërkoi Lubonjën, se vajza e tij i ka kthyer Klub Partizanin në AKP

Mero Baze: Mbrëmë Argita përjashtoi Klodi Lalën nga paneli dhe kërkoi Lubonjën, se vajza e tij i ka kthyer Klub Partizanin në AKP

Familja Berisha

Në përpjekje për të frikësuar gazetarët dhe prokurorët që janë marrë me dosjen e Sali Berishës, dhe ai, dhe e bija e vet, janë hedhur në sulm publik të frikësojnë gazetarët që zbardhin dosjen dhe të kërcënojnë njerëzit që kanë punuar për dosjen.

Gjatë emisioneve të djeshme të censuruara në studio televizive, Berisha dhe e bija e tij e justifikonin sulmin ndaj gazetarëve se ata “janë pengje” të SPAK dhe më tej sidomos e bija ,përmendi dhe emra ekspertësh që janë marrë me dosje.

Njërin e kërcënoi hapur duke i thënë se ka dhe djalin që i punon në BKH, pra e konsideronte peng meqë i biri punonte në BKH. Tjetrin e lidhi me një degë banke në Devoll dhe tha se dhe ai ka ca halle.

Interesante ishte se përballë kishte Fatos Lubonjën, që e kishte kërkuar me ngulm ta kishte në studio, pasi kishte përjashtuar Klodiana Lalën.

Në fakt, një nga faktet më mbresëlënës në dosje është dëshmia e vajzës së Fatos Lubonjës (Tetis Lubonja), e punësuar në Agjencinë e Kthimit të Pronave )në nentor 2006) përmes Argitës, e cila dëshmon se dosjet e kthimit të pronës të 5 familjeve u janë dhënë të parat për t’u trajtuar për rreth dy muaj nga inicimi i procedurës respektive nga zv.drejtoresha e asaj kohe, Dhurata Hoxha.

D.m.th e bija e Sali Berishës, që akuzon gazetarët që janë “pengje” të SPAK, thërret në studio një gazetar që është peng i saj dhe që ka përdorur vajzën e tij për kthimin e pronës.

Për atë është normale që të shantazhojë ekspertë, të sulmojë Bolinon me emër, të kërcënojë një ekspert duke trilluar se ai ka probleme, të thotë se një tjetër ka djalin në BKH, dhe të gjitha këto t'ia thotë në sy Fatos Lubonjës, vajzën e të cilit e ka përdorur në këtë proces dhe e ka pas punësuar vet në Agjencinë e Kthimit të Pronave.

Në fakt, siç thotë populli, gjen e bën. Ai që nuk duhet të pranonte të ishte në studio ishte Fatos Lubonja, por ai me sa duket nuk ka fuqi të çlirohet nga “pengmarrja” e Berishëve. 

Pas kësaj, çdo justifikim i Berishëve për shantazhet ndaj gazetarëve apo ekspertëve që i konsiderojnë pengje të SPAK është argument qesharak, kur ata vet këtë luftë po e bëjnë me pengjet dhe viktimat e tyre. 

SPAK nuk ka nevojë të përdorë pengje për të hetuar familjen Berisha. Të vetme pengje që ai mund të marrë janë brenda familjes Berisha apo ish- pronarëve që kanë përfituar, dhe për këtë nuk vë bast që nuk i ka gjetur.

Por këta që shanatazhojnë çdo ditë njerëz që nuk i kanë nën kontroll dhe poshtërojnë ata që kanë përdorur për të vjedhur, së paku duhet të heshtin. Se ndoshta çdo fjalë që nuk thonë e kanë në favor, kaq shumë pis sa janë bërë. /Tema/ 

S.G/xy/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Ethem Lalaj: 21/09/2024 10:15

    Më në fund po SHËMBET perandoria familjare e non gratës të korruptuarit më të madh të shekullit 21.Këto janë GRAHMAT e fundit të tij,duke shpifur nga penxherja e katit të 8-të e pallatit të ndërtuar nga Tropojani(oligarku) B.Ulaj,kundër SPAK,GJKKO,SHBA,ANGLISË,SOROSIT,GAZETARVE QË NUK I KA NËN HYQËM..! -Është fatkeqsi për Ata që shkojnë pas tij & në çdo studjo televizive 99 % të kapur prej tij në 2005 që mashtrojnë duke deklaruar se 50 PRONAT NË SHQIPËRI & EUROPË JANË LEGJETIME TË GITËS & MALLTEZIT,DUKE MOHUAR SE ATO PRONA JANË VËNË ME FIRMËN E BABIT(VJERRIT),duke na dalë SHEIKU MË I MADH NË BOTË..! Duke mashtruar në 2005 si KM me duar të pastra..! -Sb dhe PINJOLLËT e tij kërkojnë të lajnë FYTYRËN E BALTOSUT ME BAJGA PËRFUNDIMISHT FAQE BOTËS,PASI NUK ËSHTË DËGJUAR NË KËTË SHEKULL QË NJË PUSHTETAR TË KETË VJEDHUR KAQ PASURI..! -Mirë Sb që është i mëngët nga TRUT E KOKËS,PO ATA QË I SHKOJNË PAS a po dalin të ÇMËNUR ?,Kur Ambasadorja Yuri Kim u deklaroi:". ME SB KRYETAR DO TË HANI BAR GJITHË JETËN..".? -Besoi ky është fundi politikë i Sb & i PD-së tij të krijuar në 91 me KOMUNIST E SPIUN TË KOHËS SË ENVERIT..QË SB I LËPIEJ AQE SHUMË NË DRILON-Pogradec..!FLM.

    Përgjigju
  • TARASI: 21/09/2024 07:53

    Ore po me ça do meret Hunderrja e Sali Bajgēs Argita pērveç plerave tē dekompozuara si Fatos Lubonjēs. Fatos Lubonja ēshtē ritur nē bllok te xhaxhi kriminel Enveri e aty ka mar mēsimet e komonizmit e kto mēsime tani i zbaton duke i shērbyer sekretarit tē partis Sali Bajgēs. Me njē fjal wc Fatos Lubonja ēshtē njē bythlēpirēs i pēshtir. Fatos Lubonja ēshtē siamezi i wc tjetēr Andi Bushati. O zot na mbytēn komonistat tē Konvertuar nē demokrat bythlēpirsa.

    Përgjigju
    • @Tarasi: 21/09/2024 11:11

      Tè kèrkosh "tè dènosh" Sali Berishèn, burimin e sè keqes shqiptare pèr 35 vitet e fundit, me fjalèt dhe paçavuret e njè Ymer Baze apo Klodiana Stèrkala, nènkupton ose tè jesh naiv pèr nga personaliteti, ose tè kesh fjetur nè tren kèto dekadat e fundit? Njèri,,,shèrbyes i çdokujt qè èshtè nè pushtet,,,tjetra,,,,turp pèr median shqiptare, nuk njeh as norma civilizimi dhe as dinjitet personal,,as kulturè komunikimi dhe as distancè njerèzore. Gjithçka tallava. Me njerèz si kèta,,Shqipèria pèrfundon nè gropè septike,,pèr tè mos dalè mè kurrè. Baze,Lala,,,JO FALEMINDERIT. SPAK, PO PO PO,,,JU PÈRGJÈROHEM.

  • Merua: 20/09/2024 20:53

    Boll me keto shkrime pa vlere. Lexon te njejtat komente cdo dite nga Baze kamunisti qe vijon te zhgarravisi ne vend qe te mundohet te shkruaj nje artikull te vertete. Gazetaria pertoke!

    Përgjigju
    • Real: 21/09/2024 06:35

      Fix ky koment. shkrime dhe opinionistë bajatë. Në Shqipëri nese je jashtë te bezdisin qentë e braktisur, nëse hap TV të neverisin emisionet dhe opinionistët (te barabartë në nr me të parët), që nga studiot mendojnë se vendosin kush shkon në burg dhe kush jo. Të PACIPË. Nëse nuk evidentoni dot PROBLEMET REALE (me qindra) që ekzistojnë në vendin tonë, sepse jeni të gjithë servilë pa asnjë lloj kontributi dhe vlere në shoqëri, jeni të lutur të shkruani për të tjera tema, psh hartime .. (natyra, vjeshta…etj etj) ndoshta fitoni ndonjë vlerë, dhe të lini SPAK un të bëjë këtë punë që ka nisur, të minimizohet pandëshkueshmëria!

  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë