Shtetet kryesore te Europës, Franca, Gjermania dhe Luksemburgu janë përballur me situata të rënda atmosferike ku ka pasur përmbytje dhe stuhi të cilat kanë ndikuar në transportin rrugor dhe hekurudhor dhe ajror në këto vende.
Rajoni me problematike më të madhe ka qenë në jugperëndim të Gjermanisë në zonën e Aachen. Raportohet për mbyllje të autostradës dhe disa rrugëve kryesore pasi ka ndodhur një aksident mes tre kamionëve ne këtë segment të autostradës. Gjithashtu ka pasur problematika edhe në hekurudha ku është vonuar lëvizja e lirë e trenit Kohlscheid - Aachen dhe është penguar qarkullimi normal.
Zjarrfikësit po pompojnë ujërat e shiut nga bodrume dhe pastrimin e tuneleve të rrugëve të përmbytura, pasi një stuhi depërtoi nëpër pjesë të Gjermanisë Perëndimore gjatë natës së shkuar. Gjithashtu nuk raportohet për të vdekur apo të plagosur nga kjo stuhi.
Shtetet e Evropës perëndimore Franca, Gjermania, Luksemburg preken shpesh nga këto situata të rënduara atmosferike gjatë sezonit të verës
Dëmtime nga stuhia në mes të #Aachen Hbf dhe #Herzogenrath eliminohen. Menjëherë pas kësaj, trenat kthehen në rrugën e planifikuar me të gjitha të drejtat e rezervuara. Kontrolloni lidhjen e udhëtimit para nisjes, njoftojnë autoritetet lokale.