Stuhi vdekjeprurëse në Serbi, vdesin një fëmijë dhe një grua

Një djalë 12-vjeçar dhe një grua kanë humbur jetën në Serbi gjatë një stuhie tjetër vdekjeprurëse, e cila goditi Ballkanin, bënë të ditur mediat lokale.

Stuhia e së premtes, (21 korrik) fillimisht goditi Slloveninë, më pas vazhdoi drejt Kroacisë, e më pas vazhdoi drejt Serbisë dhe Bosnjës, ku u shoqërua me erëra të fuqishme dhe shira të rrëmbyeshëm.

Autoritetet raportuan se si pasojë e stuhisë së fuqishme ka pasur probleme me furnizimin me energji elektrike në disa rajone dhe janë shkaktuar dëme të mëdha, ndërsa shumë pemë janë shkulur e rrëzuar, duke dëmtuar automjete dhe çati shtëpish, bën të ditur AP.

Në qytetin verior serb të Novi Sadit, i mituri 12-vjeçar u gjet i vdekur në rrugë, por mbetet e paqartë nëse ai ishte goditur nga rrufeja apo ka humbur jetën pasi mund të ketë rënë në kontakt me energjinë elektrike. Mediat gjithashtu raportojnë se Novi Sadi është goditur më shumë nga stuhia, ku 30 persona kanë kërkuar ndihmë mjekësore, ndëra rrugët ishin të bllokuara gjatë mëngjesit të së shtunës (22 korrik). Viktima tjetër e stuhisë ishte një grua që vdiq e asfiksuar nga tymi pasi  rrufeja goditi një pemë pranë shtëpisë së saj duke shkaktuar zjarr, në fshatin Kovacica në verilindje të Serbisë. 

Të mërkurën, një stuhi tjetër vrau gjashtë persona në rajon – katër prej të cilëve në Kroaci, një në Slloveni dhe një në Bosnjë. Sipas meteorologëve stuhitë ishin aq të fuqishme, sepse pasuan disa ditë jashtëzakonisht të nxehta. Ekspertët thonë se kushtet e motit ekstrem me gjasë janë nxitur nga ndryshimet klimatike.

Në Kroaci, stuhia shkaktoi dëme në pjesë të ndryshme të vendit, teksa autoritetet tashmë po angazhohen për të kontrolluar dëmet e lëna nga stuhia.

Sllovenia ka njoftuar se stuhitë, po ashtu, kanë shkaktuar dëme të mëdha në pyje në shtetin alpin, dhe ka paralajmëruar për përmbytje të mundshme. Gjetiu, në Evropë, një valë e vazhdueshme e të nxehtit ekstrem ka shkaktuar zjarre të egra dhe ka nxitur paralajmërime për shëndetin.

S.G/r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Sarandë/ Vrau burrin, dërgohet në spital psikiatrik 48-vjeçarja

Sarandë/ Vrau burrin, dërgohet në spital psikiatrik 48-vjeçarja