Një stuhi “apokaliptike” ka goditur brigjet e Detit e Zi, këtë të hënë, duke shkaktuar zhdukjen e një personi, plagosjen e 4 të tjerëve, si dhe shkatërrime masive.
Stuhia “Armagadon”, përfshiu Krimenë, me erëra të forta që arrinin shpejtësinë deri në 144 km/orë.
Gurvernatori i Krimesë Serghei Aksyonov, ka deklaruar se vendi tashmë kaloi këtë “sprovë” natyrore dhe se ka nisur puna për kthimin në normalitet.
Raportohet se pothuajse gjysmë milioni banorë mbetën pa energji elektrike.
Po ashtu, më shumë se 500 kafshë detare kanë ngordhur për shkak të dëmtimit së akuariumit të Sevastopolit.
Në Sevastopol erërat e forta të stuhisë “shembën” 189 pemë dhe dëmtuan 42 ndërtesa.