Partia Demokratike akuzon qeverinë dhe bashkitë se nuk morën masa për të parandaluar dëmet nga stuhia “Ciaran” dhe vlerëson se dështuan në menaxhimin e situatës.

"Mekanizmat institucionale dhe ligjorë me agjencinë kombëtare të mbrojtes civile dështuan sërish në parandalimin e dëmeve që priteshin. Pasojat e stuhisë që goditi Italinë fqinje, ishin të paralajmëruara nga te gjitha strukturat. As edhe një masë parandaluese nuk u mor gjatë javës që shkoi nga qeveria dhe bashkitë e drejtuara nga socialistët.

Ura dhe rrugë të shkatërruara e deri përmbytje të Tiranës, durrësit e qytetetve të tjera. Duke nisur që nga Erjon Veliaj që paralajmëron qytetarët pasi përmbytet Tirana, deri tek rruga e Arbrit që nuk mbaron kurrë, qeveria bën vetëm një punë: bilancin e dëmeve dhe jo parandalimin e tyre. Për fat dhe jo për meritë institucionesh nuk ka pasur dëme në jetë njerezish, por vetëm deme materiale'  deklaron deputetja e PD-së Orjola Pampuri.

Në deklaratën e saj PD thotë se situata e rëndë e krijuar në gjithe vendin për shkak të “Stuhisë Ciaran” zbuloi edhe një herë paaftësine e qeverisë për të menaxhuar emergjencat e krijuara prej fatkeqësive natyrore.