KINË- Të paktën 11 persona kanë humbur jetën dhe më shumë se 100 kanë mbetur të plagosur nga një stuhi e “dhunshme” e cila “goditi” Kinën lindore të premten mbrëma.

Sipas mediave të huaja, personat që fatalisht humbën jetën si pasojë e stuhisë ose kanë rënë në lumin Yangtze ose kanë vdekur nga pemët dhe shtyllat elektrike që ranë.

Raportohet se 9 prej 11 personave që po peshkonin teksa era filloi të frynte fuqishëm nuk kanë dhënë asnjë shenjë jete.

Pamjet nga era e fuqishme që mori gjithçka me vete po bëjnë xhiron e botës.

Një ndër më virale është ajo e një avioni i cili teksa ishte i ndaluar, era e lëviz sa andej këndej.

Më shumë se 3 mijë qytetarë janë evakuuar për shkak se shtëpitë e tyre kanë pësuar dëmtime të mëdha.