Për shkak të stuhisë shumë linja të furnizimit me energji elektrike kanë pësuar dëmtime duke lënë me mijëra njerëz pa ngrohje. Probleme të shumta janë shfaqur edhe në Zvicër ku një tren si pasojë e erërave të forta ka dalë nga shinat duke lënë disa persona të plagosur lehtë. Deri në këto momente raportohet se të paktën 14.000 banesa janë pa energji elektrike.
Deri në këto momente shpejtësia e erës mund të arrijë deri në 200 kilometra dhe stuhia është duke u shpërngulur me shpejtësi drejt rajonit të Korsikës.

Për shkak të stuhisë janë ndaluar fluturimet nga aeroporti i Parisit si dhe nga e gjithë pjesa lindore e Francës. Edhe simboli i kryeqytetit francez është mbyllur për vizitorët për shkak të erërave të forta.
Ndërkohë në Gjermani shpejtësia e erës ka arritur në 120 kilometra, gjë e cila ka çuar në ndalimin e qarkullimit të transportit publik.
[gallery]25260[/gallery]
Redaksia Online
D.T/Shqiptarja.com
