Gazetari sportiv Fatmir Mneri në një lidhje direkte për Report Tv me gazetarin Nertil Agalliu, ka reaguar për ndarjen nga jeta të Ismet Bellovës. Mneri flet për jetën e Bellovës, për formimin e tij profesional dhe për atë çka legjenda e mikrofonit sportiv ka lënë pas.
“Është një botë e tërë e sportit dhe jo vetëm që sot ka trishtimin e një humbje të madhe. Është dicka që edhe e kam shkruar, e lidh me timbrin e zërit e tij dhe do të mbetet përjetësisht i vecantë në analet e mikorofonit sportit shqiptar dhe jo vetëm. Sa i takon marrëdhënieve me të, unë kam pasur fatin dhe e quaj me fat të më quajnë nxënës të Pellovë sa i takon mikorofonit sportiv.
Konktaktin e parë me mikorofonin e km pasur 1997 kur Bellova po bënte 30 vite në mikorofn. Ajo që e dallonte ishte korrektesa dhe serioziteti i jashtëzakonshëm. Pasi fliste, kur ulej pasi transmetonte gjithmonë në këmbë, nxirrte një copë letër se mbante gjithmonë shënime, do të dëgjoja si nxënësi përpara mësuesit vërejtjet që do të bënte. Ishin aq dashamirëse sa të bënin për vete.
Bagazhi i tij, eksperienca e jashtwzakonshme në mikrofon, kujtimet janë të panumërta. Arsimimi i tij, pasioni i jashtëzakonshëm, Bellova nuk kishte disiplinë të sportit që nuk e njihte. Njerëzit gumbulloheshin rreth për të dëgjuar se cfarë thonte për sportin. Treni Tiranë-Durrës ndalonte jashtë stacionit që njerëzit të dëgjonin përmes artopolantëve rubrikës sportive të Ismet Bellovës”, tha ndër të tjera Fatmir Mneri.
Lajmi kryesor:
Ndahet nga jeta Ismet Bellova, legjenda e mikrofonit sportiv










