Një anije mallrash me flamur të Kamerunit u mbyt në brigjet e Sakaryas, në Turqi, për shkak të motit të keq.
Mediat e huaja bëjnë të ditur se autoritetet turke kryen një operacion shpëtimi për tetë anëtarët e ekuipazhit.
Operacioni për shpëtimin e anëtarëve të bordit u përfundua me sukses rreth orës 15:30, me evakuimin e të gjithëve pa probleme.
Sipas informacioneve, gjendja shëndetësore e marinarëve është e mirë, megjithatë, ata u dërguan në spital për kontrolle mjekësore.
Incidenti ndodhi kur anija e mallrave ‘u rrëmbye’ nga një stuhi e fortë dhe u mbyt afër plazhit të qytetit.
? Sakarya’da karaya oturan gemide bulunan 8 personel, varagele sistemi kullanılarak tahliye edildi; kurtarma anları dronla görüntülendi https://t.co/6AFtSYA5qz pic.twitter.com/4TRJer7x6f
— Demirören Haber Ajansı (@dhainternet) May 1, 2026
Komente








