SHBA- Stuhia dimërore që ka pushtuar SHBA ditët e fundit ka marrë jetët e 22 personave deri më tani. Rreth 550 mijë shtëpi kanë mbetur pa energji elektrike, ndërkohë që janë anulluar dhe 1 mijë fluturime të të gjithë vendin, vetëm gjatë ditës së premte.

Rreshjet e dëborës kanë përkeqsuar edhe më tej situatën në vende si Washingtoni, Detroid, Chicago apo dhe New York. Lartësia e borës arrin deri më 38 centimetra në Washington, ndërkohë që në New York lartësia arrin në 20 centimetra.

Kryetari i Bashkisë së New York City është kritikuar për faktin se ka mbajtur hapur shkollat në vend, me gjithë situatën e rëndë që thuajse ka paralizuar një pjesë të SHBA.

Shërbimi Kombëtar Metereologjik lajmëroi se moti do të zbutej disi gjatë fundjavës, me një rritje të lehtë të temperaturave.

Redaksia online
(esh/shqiptarja.com)