Duke marrë shkas nga moti ekstrem që ka sjellë stuhia “Ciaran”, Drejtoria e Përgjithshme Detare ka njoftuar masat e marra për lundrimin në det.
“Në bazë të parashikimit për situatën hidrometeorologjike të përkeqësuar në Republikën e Shqipërisë gjatë datave 05.11.2023 duke filluar nga ora 06:00 datë 05.11.2023 era do jetë me drejtimin Jug-Jug-Lindje, forca e detit deri 6-8 bft, shpejtësia e erës do jetë 15-30 m/s, dhe lartësi dallge deri 2-3m.
Si rezultat i kushteve të përkeqësuara të motit Drejtoria e Përgjithshme Detare ka marrë masat e më poshtme:
1.Është ndaluar dhënia e leje - nisjes gjatë datës 05.11.2023 duke filluar nga ora 06:00 për të gjitha mjetet e vogla lundruese, anijeve të peshkimit.
2. Janë njoftuar mjetet e vogla lundruese dhe anijet e peshkimit që të kenë në konsideratë kushtet e parashikuara të përkeqësuara dhe marrjen e masave për sigurimin e tyre.
3.Anijet e transportit ndërkombëtar detar do të vazhdojnë të operojnë normalisht sipas destinacioneve.
Përmirësimi i situatës hidrometeorologjike të përkeqësuar për mjetet e vogla lundruese dhe të peshkimit do të jetë mbas orës 22:00 datë 05.11.2023”,- thuhet në njoftim.
Lajmi kryesor: