NJU JORK- Pjesa verilindore e SHBA-së është goditur nga stuhia më e madhe e dëborës "Nemo", e cila ka shkaktuar një të vdekur në Nju Jork dhe të paktën 600 mijë shtëpi vuajnë nga mungesa e energjisë elektrike. Trafiku rrugor është paralizuar dhe është ndaluar lëvizja me makina private. Kështu ndodhi të premten vonë me autostradën Long Insland , New York dhe hekurudhën Sunrise.
Janë anuluar edhe 5 mijë fluturimeve deri më tani, në 60 aeroporte janë anuluar. Nga shërbimet e emergjencës raportohet se viktima ka gjetur vdekjen në një aksident automobilistik për shkak të rrugës së ngrirë.
Shkollat janë mbyllur në Boston, ku erërat e forta sollën stuhi të dendura dëbore që arritën deri në 104 kimlometra në orë. Në disa zona dëbora kë arritur trashësinë deri në 60 cm.
Në një moment gjatë natës së të premtes, agjensia e menaxhimit të emergjencave në Connecticut paralajmëroi në Twitter se një borë jashtëzakonisht e dendur ishte duke duke u zhvendosur përmes pjesëve qëndrore dhe lindore të Nutmeg State.
E gjithë kjo ka bërë që shumë qytete në New England të shndërrohen në qytete fantazma, ku në rrugët, që normalisht duhet të kishin trafik, mbizotëron bora e dendur dhe erërat e forta.
"Bostoni është disi i frikshëm"- shprehet një shofer i vjetër borëpastruesesh, i cili po bën të pamundurën për t’i pastruar rrugët.
Një stacion bërthamor në Massachusetts gjithashtu është detyruar të fiket. Kanadezët në brigjet e Atlantikut po përballen me reshjet e dendura të dëborës në Ontario. Sipas një raporti të CBC, kanë ndodhur 200 aksidente me automjete e së paku, 3 njerëz janë vrarë.
“Qëndroni në shtëpi, mos qëndroni në rrugë, kjo është një stuhi e përmasave të mëdha”, paralajmëroi kryebashkiaku i Boston-it, Thomas Menino.
“Njerëzit duhet ta marrin këtë stuhi shumë seriozisht. Ju lutem, qëndroni në shtëpi dhe dilni vetëm në rast urgjence”, porositi guvernatori i Connecticut-it Dannel Malloy.
Prej stuhisë, është ndërprerë edhe Java e Modës në New York.
Redaksia online
(sg/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com