Stuhia shtyn Shqipëri-Maqedoni
15' e mbetura luhen sot në 14:00
VD/Ja pamjet e rrebeshit në stadium

Stuhia shtyn Shqipëri-Maqedoni<br />15' e mbetura luhen sot në 14:00<br />VD/Ja pamjet e rrebeshit në stadium
Shtyhet për shkak të stuhisë dhe reshjeve të dendura të shiut ndeshja Shqipëri-Maqedoni, e vlefshme për eliminatoret e Kampionatit Botëror të Rusisë 2018.
 
Prej orës 21:45 qyteti i Shkodrës u përfshi nga reshje shiu dhe vetëtima, tifozët u larguan nga fusha drejt dhomave të zhveshjes, ndërsa të gjithë tifozët u larguan nga stadiumi. Stuhia ka dëmtuar edhe tabelat anësore të stadiumit në Shkodër duke bërë të pamundur zhvillimin e ndeshjes mes Shqipërisë dhe Maqedonisë.
 
Ndeshja është ndërprerë në minutën e 75, ndërsa nga shtrëngata është ndërprerë disa herë energjia në stadium.
 
Minutat e mbetura të ndeshjes do të luhen ditën e martë në 14:00 po në stadiumin e Shkodrës me të njëjtin formacion që ishte në fushë në momentin që sfida u ndërpre.
 
Rregullorja parashikon që në raste të tilla, kur ka ndërprerje të ndeshjeve për shkak të kushteve atmosferike, minutat e mbetura mund të zhvillohen brenda 24 orëve të ardhshme, nëse kushtet janë të përshtatshme.
 
Arbitri turk Gocek së bashku me delegatët dhe stafet teknike të dy ekipeve diskutuan për rreth 90 minuta për të gjetur gjuhën e përbashkët për orarin e ndeshjes.
 
Shqipëria kërkoi që ndeshja të zhvillohen 16:00, ndërsa Maqedonia orën 12:00 për luajtjen e pjesës së mbetur.
 
Duke qenë se të dy stafet teknike nuk arritën në një marrëveshje, ishte delegati i FIFA-s dhe arbitri që vendosën të mesmen e artë, për orën 14:00 për luajtjen e 15 minutave të mbetura. 

Rezultati i 75 minutave është 1-1. Shqipëria kaloi fillimisht në avantazh me Aramndo Sadikun me një super gol në pjesën e parë, ndërsa në pjesën e dytë ishte Ezgjan Alioski që barazoi rezultatin për përfaqësuesen e tij.
 
Alioski përfitoi nga një pasim i gabuar i Kukelit duke rrëmbyer topin dhe shënuar në portën e Berishës

Mediat ndërkombëtare i kanë kushtuar hapësirë të veçantë ndërprerjes dhe shtyrjes së ndeshjes mes Shqipërisë dhe Maqedonisë.
 
Mediat në Spanjë dhe në Itali e kanë ndjekur më me interes ndeshjen, pasi Shqipëria është në të njëjtin grup me këta ekipe.
 
Ndërkohë që pamjet e reshjeve të dendura të shiut dhe stuhisë bën xhiron e rrjeteve sociale. 

Në ndeshjet e tjera të grupit 'G' ku bën pjesë edhe Shqipëria, Italia dhe Spanja fituan respektivisht përballë Izraelit dhe Lihteshtejnit.
 
Iberikët shpartalluan modestët e Lihteshteinit me rezultatin 8-0, ndërsa Italia fitoi 1-3.
 
Dita e sotme ishte historike për Kosovën, e cila debutoi me barazim 1-1 në Finlandë në ndeshjet e vlefshme për eliminatoret e Botërorit. 


Minutë pas minute zhvillimet për ndeshjen

Njoftimi i FSHF

Ndeshja Shqiperi - Maqedoni rifillon neser ne oren 14.00. Federata Shqiptare e Futbollit, njofton se ndeshja mes Shqiperise dhe Maqedonise, e nderprere ne minuten e 75 ne pjesen e dyte per shkak te nje stuhie shiu do te zhvillohet neser.

Pas sygjerimeve te te dyja skuadrave, FIFA vendosi qe ndeshja te zhvillohet neser ne oren 14.00 ne stadiumin e Shkodres. Ajo do te rifilloje, ne minuten qe eshte nderprere.

Zyrtare! Ndërpritet ndeshja, do të luhet nesër në 14:00 po në Shkodër

75' Është ndërprerë për shkak të reshjeve të dendura të shiut ndeshja Shqipëri-Maqedoni që po zhvillohet në Shkodër. 

nderpritet ndeshja shqiperi maqedoni
nderpritet ndeshja shqiperi maqedoni
boshatiset stadiumi ndeshja shqiperi maqedoni
boshatiset stadiumi ndeshja shqiperi maqedoni
boshatiset stadiumi ndeshja shqiperi maqedoni



70' Tifozët fillojnë largimin nga stadiumi pas stuhisë së shiut që po bie.

67' Erë dhe reshje të dendura shiu në Shkodër. Moti i keq ka sjellë vështirësi të lojtarët në qarkullimin e topit.

66' Ndërkohë që në Shkodër Shqipëria ka bërë edhe ndërrimin e tretë duke futur Roshin në vendin e Hykës.

Kosova ka barazuar në 1-1 rezultatin ndaj Finlandës, goli u shënua nga Valon Berisha

65' Memushaj jep një top për sulmuesin Balaj, por ishte mjaft i fortë dhe i pa arritshëm për shkodranin. 

60' Shqipëria ka bërë dy ndërrime. Janë futur në fushë Balaj me Memushajn në vendin e Abrashit dhe Gashit.

50' Shqiptari nga Maqedonia Ezgjan Alioski ka barazuar rezultatin për përfaqësuesen e tij. Alioski përfitoi nga një pasim i gabuar i Kukelit duke rrëmbyer topin dhe shënuar në portën e Berishës. 



45' Ka nisur pjesa e dytë e ndeshjes Shqipëri-Maqedoni në Shkodër

Kosova ka humbur pjesën e parë përballë Finlandës me rezultatin 1-0

45' Përfundon pjesa e parë e ndeshjes Shqipëri-Maqedoni 1-0

42' Kapiteni Ansi Agolli lëshon një silurë nga jashtë zone nga krahu i majtë, topi përfundon ngjitur me shtyllën e portës të mbrojtur nga portieri maqedonas.

38' Ferhan Hasani provon për të gjetur rrjetën me një gjuajtje të fortë nga jashtë zone, por topi përfundon mbi kuadrat disa metra.

28' Sërish Jahmir Hysa aksion këtë herë nga e majta, driblon por në hyrje të zonës nuk pason duke provuar vetë, por topi përfundon jashtë.
 
25' Pas një topi të Kukelit, sulmuesi kuqezi Gashi arrin që të shkëputet për një moment nga mbrojtja maqedonase, por portieri mik zotëron sferën me shpejtësi.

14' Maqedonia tenton që të kundërpërgjigjet pas golit, por Shqipëria mbrohet mirë duke mos lejuar hapësira.

9' Pas një topi mjaft të mirë nga Hysaj, Sadiku në hyrje të zonës rrotullohet dhe lëshon një goditje te mrekullueshme duke dërguar topin në rrjetën. 1-0.



6' Hyka nga e djathta tenton kombinimin me Sadikun, por sulmuesi elbasanas nuk arrin topin duke humbur një mundësi të mirë.

3' Hyka driblon dhe tenton që të futet në zonën mike, por bllokohet.
 
1' Topi i parë luhet nga Maqedonia.

20:45 Nis ndeshja Shqipëri-Maqedoni

nis ndeshja shqiperi maqedoni

20:41 Shqiptarët nga Tetova kundër Maqedonisë
Diçka e veçantë në stadiumin e Shkodrës. Tifo grupi 'Ballistët' nga Tetova kanë udhëtuar për të mbështetur Shqipërinë në ndeshjen përballë Maqedonisë.

Ballistët

20:40 Shqiptarët nga Kosova përplasje me maqedonasit
Atmosfera është nxehur në prag të ndeshjes në Shkodër, tifozët nga Kosova 'Plisat' kanë hedhur flakadantë në drejtim të maqedonasve.
 
Por ndërhyrja e policisë ka qetësuar situatën pak minuta para fillimit të ndeshjes. Incidentet mes tifozëve të Kosovës "Plisat" me maqedonasit ka sjellë edhe shkatërrimin e disa karrigeve. 


20:30 Nis nxehmja e lojtarëve kuqezinj në Shkodër

nxehmja e lojtareve ne stadium
nxehmja e lojtareve ne stadium



20:20 Publikohen formacionet zyrtare të Shqipërisë dhe Maqedonisë

 formacioni

20:10 Kosova nis historinë përballë Finlandës

Sot është një ditë historike edhe për Kosovën, pasi në 20:45 do të zhvillojë ndeshjen e parë zyrtare për një kampionat botëror, teksa do të ndeshet me Finlandën për grupin I në transfertë.

Kosova ka marrë një lajm të mirë, pasi UEFA ka pranuar që Amir Rrahmani, Alban Meha, Milot Rashica dhe kapiteni Samir Ujkani të luajnë për përfaqësuesen më të re pas largimit nga Shqipëria.

Formacionet e dy ekipeve
Finlanda: Hradecky; Raitala, Arajuuri, Moisander, Lam, Uronen; Halsti, Eremenko, Lod; Pohjanpalo, Pukki
Kosova: Ujkani; Perdedaj, Rrahmani, Pnishi, Alushi, Rashica, V. Berisha, Paqarada, Kryeziu, B. Berisha, Bunjaku.

19:50 Vazhdon hyrja e tifozëve në stadium, të pranishëm 100 maqedonas

tifozet ne stadium
tifozet ne stadium

19:41 Rama thumbon para ndeshjes me Maqedoninë
Vetëm pak ditë pas inaugurimit të stadiumit Loro Borici në Shkodër, ku kryeministri Rama debatoi me kryebashkiaken Ademi për ndërtesat përreth stadiumit, kryeministri shkruan se përgjigja për të gjithë skeptikët e kësaj vepre vjen në ndeshjen e parë që luhet aty.
 
Duke uruar skuadrën tonë në përballjen me Maqedoninë kryeministri shkuan në Facebook se edhe më skeptikët për stadiumin e ri e ndjejnë nga atmosfera e jashtëzakonshme në qytet se ç'vlerë ka ai investim. Forca Shqipëria – e mbyll statusin e tij shefi o qeverisë.

18:41 Djali “fytyrëshqiponjë” ndjek kudo kuqezinjtë,s'mungon as në Shkodër
Besmir Limani, tifozi më i famshëm i Kombëtares Shqiptare gjatë “Euro 2016”, vijon mbështetjen e veçantë për kuqezinjtë. Limani, apo i ashtuquajturi “fytyrëshqiponja” së bashku me vizatimin e tij unik në fytyrë, është parë në rrugët e Shkodrës duke pritur me padurim ndeshjen Shqipëri-Maqedoni. Ndërkohë në profilin e tij në facebook ka postuar fotografitë e një fëmije që në fytyrë ka të njëjtën shqiponjë më të tijën.
fytyr shqiponja shkoder

18:00 Shkodra vishet me ngjyrat kuqezi
Pak orë para zhvillimit të ndeshjes rrugët e qytetit të Shkodrës janë mbushur me tifozët kuqezinj nga trevat shqiptare, ndërsa ka nisur edhe hyrja në stadium.

atmosfera para ndeshjes shkoder
atmosfera para ndeshjes shkoder
atmosfera para ndeshjes shkoder
 Foto të tjera..





16:35 Zbardhet formacioni i Shqipërisë
Shqipëria sonte pritet që të zbresë në fushë me këtë formacion; Etrit Berisha, Elseid Hysaj, Mërgim Mavraj, Berat Gjimshiti, Ansi Agolli, Kukeli, Jahmir Hyka, Amir Abrashi, Granit Xhaka, Shkelzen Gashi, Armando Sadiku.

16:30 Mavraj falet në xhami para ndeshjes
Mbrojtësi i Kombëtares shqiptare, Mërgim Mavraj është falur në xhaminë e Shkodër që në orët e para të mëngjesit të sotëm.

 Mavraj

16:15 De Biasi shuan shpresat për kualifikim
Trajneri i kombëtares në një intervistë për mediat italiane ka deklaruar se “Spanja ka 50% mundësi kualifikimi, Italia 40% dhe ne 10%. Ndoshta është shumë, por unë kam besim. Kurrë mos thuaj kurrë' tha ai.

16:14 Historiku i përballjeve 
Të gjitha përballjet mes Shqipërisë dhe Maqedonisë kanë qenë miqësore dhe janë luajtur në kohë të ndryshme. Deri më tani, verdhekuqtë kanë një bilanc mjaft pozitiv ndaj kuqezinjve, teksa kanë regjistruar 4 fitore, 3 barazime dhe vetëm 1 humbje.
 
Kombëtarja shqiptare jo vetëm gjendet shumë më lart në renditjet mujore të FIFA-s, por edhe ka “thyer akullin”, duke qenë për herë të parë finalist e një kompeticioni madhor, sikurse ishte “Euro 2016”.
 
Për herë të fundit Shqipëri-Maqedoni janë përballur  më 15 nëntor 2011, në Prilep, në një ndeshje miqësore. Ndeshja e fundit miqësore mes dy shteteve fqinje u mbyll pa gola, 0-0.

16:00 Nis mbërrija e tifozëve në Shkodër për ndeshjen
Entuziazmi ka pushtuar tifozët e Kombëtares Shqiptare të cilët ndodhen në Shkodër. Në një video të publikuar nga Ermir Lenjani duke qartë atmosfera që ka përfshirë tifozët kuqezinj pak orë para ndeshjes.
 
“Plisat” grupi i tifozëve të Prishtinës me të mbërritur në Shkodër kanë shkuar para hotelit ku qëndrojnë djemtë e kombëtares dhe kanë kënduar këngë në mbeshtetje të skuadrës.
 
Ndeshja mes Shqipërisë dhe Maqedonisë do të zhvillohet sonte në orën 20:45 në stadiumin Loro Boriçi.

  • Sondazhi i ditës:

    Si ju duk protesta e opozitës?



×

Lajmi i fundit

'Mosbindja civile' e PD-së, më pak protestues se u paralajmëruan, kur mbërritën në PD firuan fare! Shikoni pamjet me dron

'Mosbindja civile' e PD-së, më pak protestues se u paralajmëruan, kur mbërritën në PD firuan fare! Shikoni pamjet me dron