Stuhitë përfshijnë Jugun e SHBA, 10 persona humbin jetën dhe dëme të mëdha materiale

Stuhitë përfshijnë Jugun e SHBA, 10 persona humbin jetën dhe dëme të mëdha materiale

Dhjetë persona kanë humbur jetën, më shumë se 1 mijë fluturime janë anuluar, dëme të mëdha materiale dhe me mijëra vetë kanë mbetur pa energji elektrike në pjesë të ndryshme të shtatë shteteve, nga Teksasi në Miçigan, në SHBA, për shkak të motit të keq që ka goditur Jugun e vendit.

Vdekjet në lidhje me në stuhinë u raportuan Teksas për shkak të motit të akullt, në Alabama nga një tornado vdekjeprurëse dhe në Luiziana, ku erërat ishin aq të forta sa ngritën një shtëpi të lëvizshme nga themelet e saj duke e fluturuar për disa qindra metra.

Qindra mijëra njerëz mbetën pa energji nga Texas në Michigan, disa pjesë të autostradave u mbyllën në Oklahoma dhe Arkansas për shkak të përmbytjeve dhe qindra fluturime u anuluan në aeroportet ndërkombëtare të Chicikagos.

Sipas ekspertëve "rreziku i vërtetë pritet të vijë nga erërat e forta dhe akumulimi i akullit", ndërkaq një stuhie masive dëbore e shoqëruar me breshër ka nisur këtë të shtunë.

Që nga pasditja e kësaj të shtune rreth 200 mijë shtëpi e biznese vazhdojnë të jenë pa energji elektrike në Teksas, Luizianë, Misisipi, Arkansas, Tenesi, Ilinois dhe Miçigan.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    'Rasti Qefalia', a fshihen gjobat pas akuzave të Këlliçit, Nokës, opozitës?



×

Lajmi i fundit

Pse Belind Këlliçi ndërpreu akuzat për kompaninë Qefalia dhe fshehu firmën e Bashkim Ulajt?

Pse Belind Këlliçi ndërpreu akuzat për kompaninë Qefalia dhe fshehu firmën e Bashkim Ulajt?