Mbrojtësi i ekipit kombëtar të Italisë, Kielini është i paqëndrueshëm. E ndërsa pak ditë më parë akuzoi FIFA-n për mbështetje të sulmuesit Suarez duke kërkuar dënim maksimal, tashmë pas vendimit për uruguaianin e quan të tepërt pezullimin. “Mendoj që dënimi për Suarez ishte i tepërt.
Shpresoj që FIFA t’i ulë dënimin në mënyrë që të jetë pjesë e ekipit të tij kombëtar për ndeshjet e mbetura” shprehet italiani. Kujtojmë që Kielini u kafshua nga sulmuesi uruguaian në ndeshjen e fundit në grup mes dy kombëtareve, por arbitri nuk e pa veprimin e Suarez duke mos e ndëshkuar në fushë.
Vendimin e FIFA-s nuk është pritur mirë as nga legjenda e futbollit argjentinas, Maradona, i cili e ka komentuar si mjaft të ashpër për diçka që nuk është e sanksionuar. “Çfarë do të bëni tani me Suarez, do ta dërgoni në burgun e Guantanamos?
Neymar goditi një kundërshtar me bërryl në fytyrë dhe kjo ishte direkt karton i kuq por askush nuk tha asgjë, televizionet e Brazilit nuk do ta përsërisin kurrë më atë rast. Është kriminale ajo që janë duke bërë” theksoi ai.
Por, pavarësisht se u dënua duke u larguar nga Brazili, Suarez është pritur si hero në vendin e tij, pasi është kthyer në Uruguai para kohe.
Në aeroport, sulmuesi është pritur nga qindra tifozë, të cilët e kanë falenderuar për golat përballë Anglisë dhe i ofruar mbështetje maksimale për të kaluar këtë moment të vështirë. Suarez u dënua me 9 ndeshje pezullim me kombëtaren uruguaiane dhe 4 muaj në aktivitetet sportive.
d.b/shqiptarja.com
/Shqiptarja.com