Plas ironia në rrjetet sociale pas pretendimeve të opozitës se policia po mban në survejim kryetarin e PD, Lulzim Basha dhe familjen e tij.

Është kryeministri Edi Rama, i cili ka zgjedhur të ironizojë akuzat e opozitës, duke publikuar në profilin e tij të Facebook "raportin e survejimit" të Bashës. "Dokumenti i SHISH" i cilësuar "Unclassified" (i paklasifikuar) përmbledh detaje nga raporti i "dy agjentëve" YYYY dhe ZZZZ të cilët kanë mbajtur në "vëzhgim" kryetarin e opozitës.

Ironia vijon edhe më tej pasi nga sa lexohet nga raportimi imagjinar, subjekti Lulzim Basha ndodhet në gjumë në pjesën më të madhe të survejimit të tyre, një ironi e fortë kjo e kryeministrit Edi Rama për Lulzim Bashën i cili sipas tij nuk bën gjë tjetër veçse fle gjumë. Dhe për këtë shkak "agjentët" kanë kërkuar t'u ndërrohet subjekti se janë të mërzitur...

Detaje nga survejimi 

O7.00 - Subjekti raportohet në gjumë

08.00 - Subjekti raportohet në gjumë

09.00 - Subjekti raportohet në gjumë

10.00 - Subjekti po ha mëngjes

11.30 - Subjekti po pushon pak

12.30 - Subjekti shkon në Parlament

13.00 - Subjekti flet për vizionin për vendin

14.30 - Subjekti kthehet në shtëpi

15.00 - Subjekti po ha drekë 

15.30 - Subjekti raportohet në gjumë 

18.00 - Agjenti YYYY dhe agjenti ZZZZ kërkojnë t'u ndërrohet subjekti se janë mërzitur. 

Gëzim Rruzhdia 


(Raporti imagjinar i SHISH për survejimin e Lulzim Bashës)