Skënder Shehu, djali i ish kryeministrit gjatë regjimit komunist, Mehmet Shehu, është arrestuar në Suedi në kuadër të një operacioni antidrogë.
Mësohet se në shtëpinë e tij në Stokholm, është sekuestruar një sasi e konsiderueshme lënde narkotike e llojit marijuanë. Shehu ndodhej në shtëpi së bashku me një person tjetër, i kombësisë siriane.
Operacioni i koduar me emrin “Fenix” është kryer rreth një muaj më parë në lokalitetin Solna, nga një skuadër speciale e ardhur enkas nga qyteti i Vesteros.
Gjatë marrjes në pyetje, Shehu ka mohuar çdo lidhje me lëndën narkotike duke thënë se ndodhej rastësisht në atë banesë, por deklaratat e tij duket se nuk i kanë bindur prokurorët e Stokholmit.
Skënder Shehu, banon prej shumë vitesh në periferi të kryeqytetit suedez.
Redaksia Online
l.q/Shqiptarja.com
/Shqiptarja.com