Suedi, diskutohet angazhimi i ushtrisë pas rritjes së dhunës nga bandat

Suedi, diskutohet angazhimi i ushtrisë pas rritjes së dhunës nga bandat

Kryeministri i Suedisë, Ulf Kristersson, do të takohet të premten me shefin e ushtrisë suedeze për të diskutuar si mund të ofrohet ndihmë në uljen e vrasjeve nga bandat.

Dy burrat dhe shefi i Policisë së Suedisë do të diskutojnë më gjerësisht për rolin e ushtrisë në këtë situatë. Të enjten në Stokholm është raportuar për dy burra të vrarë dhe një 25-vjeçare të vrarë, si pasojë e një shpërthimi në shtëpinë e saj.

“Ne do t’i gjurmojmë bandat dhe do t’i mposhtim ato”, është zotuar Kristersson në një adresim të rrallë televiziv.

Shefi i ushtrisë suedeze, Micael Byden i ka thënë gazetës suedeze Dagens Nyheter se është i përgatitur që t’iu ndihmojë zyrtarëve policorë. Ende nuk dihet se si do të mund të përfshihej ushtria, mirëpo ka zëra se ushtarët mund të angazhohen në disa detyra policore, për t’iu mundësuar zyrtarëve që të kenë më shumë personel për luftim të krimit. Sipas mediave suedeze, këtë vit janë varë 12 njerëz nga dhuna e bandave, shifra më e lartë prej vitit 2019.

Ato e kanë lidhur rritjen e rasteve të dhunës me një bandë të njohur si rrjeti Foxtrot, i cili është ndarë në dy fraksione rivale. Kristersson ka thënë se Suedia nuk është përballur me diçka të tillë më parë dhe “asnjë shtet në Evropë” nuk është duke përjetuar diçka të ngjashme.

S.S/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja