Me 2 goditje thike u gjet i masakruar djali 12-vjeçar i Admir Tafilit, teksa dyshohet për hakmarrje të pastër nga familja Pjetrushi e Shkodrës, hasmëri që zgjat prej vitesh.
E përditshmja suedeze “expressen.se” në 4 numra të saj e ka ndjekur rregullisht këtë ngjarje, ku raporton se 12-vjeçari u gjet, në prag të Vitit të Ri, i rrahur keq në zonën Boda/Hässleholmen në Boras.
Policia po ndjek një person 20-25 vjeç, i veshur me jelek reflektues, me rroba të zeza e flokë të shkurtra, rreth 180 centimetra.
Ndonëse e rezervuar, policia lokale suedeze thotë se “Është një histori e gjatë që duhet të ketë filluar 10-15 vjet më parë në vendin e origjinës. Tafili duhet të ketë kryer vrasjen e vëllezërve Pjetrushi.
Para 3 vitesh familja Tafili kërkoi azil në Suedi. Disa muaj më parë babai i 12-vjeçarit u arratis nga burgu”, fakt që konfirmon ngjarjen e Drenovës.
“Dëshirojmë të përfshijmë më shumë dëshmitarë dhe njerëz që dinë rreth saj”- thotë Peter Adlersson, officer i shtypit. Sipas tij, gjendja e vogëlushit është jashtë rrezikut për jetën.
Thomas Fuxborg, oficer policie thotë se “Është e vërtetë edhe në raste të tjera, që atij t’i ishin afruar për t’i bërë atentat. Të martën pasdite i dyshuari ishte parë duke në drejtim të kishës Boda.
Djali ka kaluar në stacionin e autobusit, në mes të askund. Pastori i kishës, Hans Dahlgren tha se tashmë konumiteti ndihet më i pasigurtë. Prej 15 vitesh kjo plagë shkodrane s’rresht së rrjedhuri gjak.
Prel Pjetrushi u akuzua prej Bahri Tafilit, babait të Admirit, si njeriu që në 2000 vrau ish-shefin e policisë Arben Zylyftarin e jo Genci, vëllai i Admirit. Në 2010, Admir Tafili merr lejë nga burgu dhe vret Nik e Gjovalin Pjetrushin, vëllezërit e Prelës. Sakaq, Marash Pjetrushi, babai i 6 djemve, asokohe pas masakrës lëshoi një shkëndijë alarmi.
Shkrimi u publikua sot (05.01.2014) në gazetën Shqiptarja.com (print)
Redaksia Online
(e.s/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com