Suedia është një nga shtetet më të goditur nga vala e të nxehtit dhe thatësirës, në një gjendje që ka prodhuar një numër të pazakontë zjarresh, me të paktën 11 vatra gjigande të konstatuara në masivet pyjore që ndodhen në veri të vendit.
Ndërkohë, komisioni Evropian ka njoftuar se do të ofrojë ndihmë shtesë për Suedinë, e cila po lufton me zjarret në zonat që kanë përfshi qindra hektarë tokë.
Komisioni po punon vazhdimisht për të ofruar ndihmë shtesë në Suedi pasi që vendi i ka kërkuar BE-së të ndihmojë në luftën kundër zjarreve në pyje.
Njoftoi: Komisioni Evropian
Komento