Suedia i ofron Ukrainës ndihmë tjetër ushtarake me vlerë 6,5 miliardë euro

Suedia i ofron Ukrainës ndihmë tjetër ushtarake me vlerë 6,5 miliardë euro

Kryeministri suedez Ulf Kristersson

Suedia do ti ofrojë Ukrainës ndihmë tjetër ushtarake me vlerë 6,5 miliardë euro.

Lajmin e ka bërë të ditur, kryeministri suedez Ulf Kristerssoni cili njoftoi ndihma e dhënë ndaj Ukrainës, është për 3 vite dhe do të shërbejë për të shmangur pushtimin rus.

“Kjo mbështetje do të ndihmojë financimin e donacioneve afatgjata të materialeve shtesë ushtarake dhe blerjen e materialeve të reja për furnizim të drejtpërdrejtë nga sektori i mbrojtjes në Ukrainë. Kauza e Ukrainës është kauza e Suedisë.  Që nga fillimi i pushtimit rus më shumë se dy vjet më parë, Suedia ka ofruar 15 ndihma ushtarake për Ukrainën. Ndihma e re e mbrojtjes do të shpërndahet gjatë viteve 2024-2026”, shtoi ai, në një video të shpërndarë në platformën X.

 

Sipas qeverisë në Stokholm, ndihma totale e premtuar ushtarake dhe civile nga Suedia do të rritet në 100 miliardë krona suedeze (9,3 miliardë dollarë). Nga ana tjetër, presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky falënderoi Stokholmin për ndihmën e dhënë.

Suedia neutrale iu bashkua NATO-s pas pushtimit rus dhe është një nga mbështetëset më të mëdha të Ukrainës.

 

 

S.B/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja