Suedia lehtëson udhëtimin për shqiptarët, mjafton një test anti-COVID i 48 orëve të fundit dhe pasaporta biometrike

Suedia lehtëson udhëtimin për shqiptarët, mjafton një test anti-COVID i 48 orëve të fundit dhe pasaporta biometrike

Pamje nga Aeroporti Ndërkombëtar 'Nënë Tereza'

Një tjetër shtet ka lehtësuar procedurat e udhëtimit për shtetasit shqiptarë.

Të gjithë pasagjerët shqiptarë që duan të shkojnë drejt Suedisë mund të udhëtojnë vetëm me detyrimin e testit PCR negativ të 48 orëve të fundit. Kështu ka bërë me dije në një njoftim në mediat sociale Aeroporti Ndërkombëtar i Tiranës, ku thekson se mjafton vetëm pasaporta biometrike.

Shumë shtete javët e fundit kanë lehtësuar kufizimet e hyrjes së shtetasve shqiptarë, që u vendosën nga marsi i vitit të kaluar, me fillimin e pandemisë.

Çekia dhe Spanja ishin dy shtete e fundit të cilat hoqën të gjitha kufizimet e hyrjes për shqiptarët. As testi, as vaksinat nuk janë të detyrueshme. Mjafton bileta, pasaporta dhe maska. Sipas TIA-së përveç Spanjës, shqiptarët mund të udhëtojnë pa kufizime edhe në Zvicër, Austri, Holandë dhe Belgjikë.

Ndërsa për udhëtime drejt Danimarkës, Francës, Greqisë, Gjermanisë, Spanjës dhe Turqisë mbeten në fuqi disa masa, si testi apo vaksinimi.

Ata që duan të udhëtojnë drejt Danimarkës duhet të kenë me vetë një PCR të 72 orëve të fundit, test antigen ose certifikatën e vaksinës që tregon se janë të vaksinuar me një nga vaksinat e aprovuar nga EMA. Vaksinat e miratuara nga EMA për hyrjen në Danimarkë, janë Pfizer, Moderna, AstraZeneca dhe Johnson & Johnson.

Drejt Francës mund të udhëtojnë edhe të pavaksinuarit, mjafton që të kenë një PCR të 72 orëve të fundit ose test antigen. Po ashtu në Francë mund të hyjnë edhe shtetasit që janë vaksinuar me Pfizer, Moderna, AstraZeneca dhe Johnson & Johnson. Vaksinat e tjera, ende nuk njihen.

Shteti tjetër që ka lehtësuar kufizimet për shqiptarët është Greqia, drejt së cilës mund të udhëtohet me një test COVID-19 ose dëshmi që personi e ka kaluar virusin, si dhe me certifikatën e vaksinimit me vaksinat Pfizer, Moderna, AstraZeneca, Sinovac dhe Johnson & Johnson.

Të njëjtat masa duhet të respektohet edhe për udhëtimet drejt Gjermanisë. Prej 20 qershorit udhëtimet drejt Gjermanisë bëhen duke pasur një test COVID-19 ose dëshmi që personi e ka kaluar virusin, si dhe me certifikatën e vaksinimit me vaksinat Pfizer, Moderna, AstraZeneca, Sinovac dhe Johnson & Johnson.

Për ata që duan të udhëtojnë drejt Turqisë, nuk kërkohet testi PCR në rast se je i vaksinuar ose ke kaluar virusin në 6 muajit e fundit. Ndërsa për pjesën tjetër duhet kryer testi PCR maksimumi 72 orë përpara nisjes, ose testi i shpejtë antigjen 48 orë përpara fluturimit.

M.Q./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Champions League/ Liverpool mposht 2-0 Real Madridin, Mbappe dhe Salah humbasin penallti! Juve tre ndeshje pa fitore, tri pikë për Dortmund e Lille

Champions League/ Liverpool mposht 2-0 Real Madridin, Mbappe dhe Salah humbasin penallti! Juve tre ndeshje pa fitore, tri pikë për Dortmund e Lille