Suedia nënshkruan aplikimin për anëtarësim në NATO! Ministrja e Jashtme: Do të dorëzohet bashkë me aplikimin e Finlandës

Suedia nënshkruan aplikimin për anëtarësim në NATO! Ministrja e Jashtme: Do të dorëzohet bashkë me aplikimin e Finlandës

Ministrja e Jashtme e Suedisë Ann Linde

Ministrja e Jashtme e Suedisë Ann Linde nënshkroi mëngjesin e kësaj të marte një aplikim që deklaronte se vendi dëshiron të anëtarësohet në NATO.

Ky është një hap zyrtar i Stokholmit drejt bashkimit me aleancën ushtarake të udhëhequr nga SHBA, duke i dhënë fund dekadave të neutralitetit ushtarak ,pasi pushtimi rus i Ukrainës ndez një evolucion dramatik në sigurinë dhe gjeopolitikën evropiane.

“Duket sikur kemi arritur në një përfundim që është më i miri për Suedinë. Ne nuk e dimë se sa kohë do të zgjasë, por llogarisim se mund të zgjasë deri në një vit. Tani këtë javë, ky aplikim do të dorëzohet, së bashku me Finlandën”, tha Linde

Kujtojmë se të hënën Kryeministrja e Suedisë Magdalena Andersson tha të hënën se vendi duhet t'i bashkohet NATO-s së bashku me Finlandën fqinje për të garantuar sigurinë e popullit suedez.

Presidenti rus Vladimir Putin tha se hyrja e dy vendeve nordike në NATO nuk do të krijojë një kërcënim për Rusinë, por zgjerimi ushtarak në territor me siguri do të shkaktojë një përgjigje të tyre.

 

S.C/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Takimi me gratë e PD, Vokshi bëhet ‘lëmsh’ me datat: ‘Rama i urren gratë!’ Mbështetësja: Berisha është Zoti i Tokës, e marr unë plumbin e parë!

Takimi me gratë e PD, Vokshi bëhet ‘lëmsh’ me datat: ‘Rama i urren gratë!’ Mbështetësja: Berisha është Zoti i Tokës, e marr unë plumbin e parë!