Një komision hetimor i autorizuar nga qeveria suedeze ka propozuar që të ndalohet qasja e të miturve nën 15 vjeç në rrjetet sociale.
“Po humbasim një brez të tërë në riprodhimin e pandërprerë të përmbajtjeve,” paralajmëroi ministri i Shëndetësisë Publike, Jakob Forsment, gjatë një konference për shtyp.
Qeveria suedeze krijoi këtë komision në vjeshtë me detyrë të vlerësojë përcaktimin e moshës minimale për përdorimin e rrjeteve sociale. Lisa Englund, kryesuese e komisionit, rekomandon që kjo moshë minimale të jetë 15 vjeç.
Do të jetë përgjegjësi e platformave si Snapchat, Instagram, Facebook, TikTok dhe YouTube të verifikojnë nëse përdoruesit kanë të drejtë të përdorin shërbimet e tyre. Ndërkohë, platformat e lojërave si Roblox, Minecraft dhe Fortnite mund të përjashtohen nga ndalimi.
Teksti i propozuar do t’i dërgohet palëve të interesuara, të cilat do të mund të bëjnë pyetje dhe të japin opinionin e tyre. Komisioni propozon që ky tekst të jetë gati më 1 janar 2028.
Në dhjetor 2025, Australia u bë vendi i parë që ndaloi rrjetet sociale për fëmijët, për t’i mbrojtur nga efektet e dëmshme të mundshme mbi shëndetin mendor, me rezultate deri tani të përziera.
Komente









