Policia e Tiranës më 22 tetor u ka dërguar një shkresë zyrtare të gjitha komisariateve në kryeqytet me udhëzime për protestën, veçanërisht për të miturit e përfshirë në to.
Në të specifikohet së pari që çdo punonjës policie në detyrë, të jetë lehtësisht i identifikueshëm, me numër të dukshëm identifikues dhe po ashtu edhe makina me logo.
Drejtoria vendore e Policisë së Tiranës u kërkon komisariateve që të mos kryejnë asnjë kontroll të telefonëve pa urdhër gjyqësor, e po ashtu të mos i kërkojnë personave të shoqëruar apo arrestuar fjalëkalimet e celularëve.
Në udhëzim kërkohet që edhe në ambientet e shoqërimit dhe intervistimit të të miturve në çdo zyrë të vendosen kamera dhe të ruhen pamjet.
“Të sigurohet në çdo rast prezenca e prindit ose kujdestarit dhe psikologut për çdo të mitur, formular i të drejtave në versionin për të mitur, para çdo pyetje, regjistër i veçantë për të miturit”, thuhet në shkresën e Policisë së Tiranës firmosur nga zv/drejtori për sigurinë publike, Edmond Meshini.
Efektivëve po ashtu, u kërkohet që të njihen me aktet ligjore mbi përdorimin proporcional të forcës dhe të gazit lotsjellës
Shkresa është shënuar “Tepër urgjent”.








Komente
Komento