Suedia shet për 7 milionë dollarë një fshat të tërë, ndodhet 90 min. larg nga kryeqyteti

Suedia shet për 7 milionë dollarë një fshat të tërë, ndodhet 90 min. larg nga kryeqyteti

Nëse mblidhni bashkë 7 milionë dollarë, mund të blini një fshat të tërë plotësisht funksional në Suedi, vetëm 90 minuta në veri të Stokholmit.

I ndërtuar në shekullin e 18-të si vendpushim shëndetësor, Sätra Brunn është një shembull i përsosur i arkitekturës së fshatit suedez, i kompletuar me një kishë, një shkollë dhe një hotel

Fshati, që ka qenë një zonë spa për 320 vjet, u ble nga pronarët aktualë në fillimin e viteve 1990. Ata donin ta ruanin siç ishte, dhe janë përpjekur vetëm ta përmirësojnë, pa tjetërsuar pamjen e tij. Bashkë me fshatin, ofrohen dhe dhjetëra hektarë toka të pyllëzuara, që mund të përdoren për projekte zhvillimore.

Personat që kujdeseshin për të janë në moshë tashmë dhe mendojnë se është koha që drejtimin ta marrë në dorë dikush tjetër, ndaj kanë vendosur të tërhiqen.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë