Suela Bedeni, kryeinspektore
e Ramës për Shërbimin Sekret

Suela Bedeni, kryeinspektore<br />e Ramës për Shërbimin Sekret
TIRANË - Suela Bedeni emërohet inspektore e Përgjithshme e kryeministrit Edi Rama në Shërbimin Sekret.

Pedagogen Bedeni e ka paraqitur vetë Rama në faqen e tij personale në Facebook. Aty kryeministri Rama ka shpjeguar se "Suela ka kaluar nje procedurë të gjatë specifike seleksionimi mes shume kandidaturash dhe ka marrë sot pëlqimin e Këshillit të Ministrave".

"Gjatë intervistës së fundit, që sipas procedurës duhet të më bënte edhe mua, më la një mbresë të fortë për pasionin me të cilin fliste për këtë fushë, që në imagjinatën tonë është kaq e largët me rolin e gruas", ka rrëfyer Rama.

"Koha do të jetë edhe në këtë rast gjykatësi më i mirë për drejtësinë e zgjedhjes së një gruaje në një "punë burrash", por për sa më takon kam besimin e plotë se kjo pedagoge e re universitare është zgjedhja e duhur për një detyrë ku inteligjenca dhe integriteti bëjnë diferencën", përfundon komentin kryeministri.

Redaksia Online
(mag/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:
    28 Nëntor, 09:20

    A e keni të qartë pse opozita organizon mosbindje civile?



×

Lajmi i fundit

Katër të vdekur pas fundosjes së një anijeje në Greqi

Katër të vdekur pas fundosjes së një anijeje në Greqi