Suharekë, banorët kundër rikthimit
të serbëve, përplasen me policinë
Policia e Kosovës është përplasur të dielën me një grup protestuesish shqiptarë në fshatin Mushtisht të Suharekës, që kanë bllokuar hyrjen në përpjekje të parandalimit të pjesëmarrjes së pjesëtarëve të komunitetit serb, të zhvendosur, në një festë lokale fetare.
Policia e Kosovës është përplasur të dielën me një grup protestuesish shqiptarë në fshatin Mushtisht të Suharekës, që kanë bllokuar hyrjen në përpjekje të parandalimit të pjesëmarrjes së pjesëtarëve të komunitetit serb, të zhvendosur, në një festë lokale fetare.
Policia përdori gazin lotsjellës për të shpërndarë turmën dhe për shkak “të pengesës në kryerjen e detyrës zyrtare”, arrestoi një numër protestuesish.
“
Të paktën 13 persona janë arrestuar nga Policia e Kosovës gjatë protestës së sotme në Mushtisht. Një zyrtar i policisë është lënduar në përpjekje të forcave të rendit për të vendosur situatën nën kontroll”, tha për Radion Evropa e Lirë, Daut Hoxha,zëdhënës në Policinë e Kosovës.
Serbët lokalë, që janë zhvendosur nga fshati Mushtisht që prej përfundimit të luftës, kanë paralajmëruar kthimin në fshat, më 28 gusht, me qëllim të pjesëmarrjes në një festë lokale ortodokse dhe kanë kërkuar njëkohësisht edhe krijimin e kushteve për kthim të qëndrueshëm në, siç thonë, “shtëpitë e tyre”.
Disa ditë para kremtimit të festës në hyrje të fshatit u vendos një pankartë, të autorëve tani për tani anonim, me përshkrimin “Kjo është çka kanë lanë pas veti kur u larguan nga Mushtishti serbët lokal“.
Pankarta e vendosur tregonte fotografitë e shtëpive të djegura të fshatit gjatë luftës në Kosovë.
Vendosja e pankartës shkaktoi një valë reagimesh të udhëheqësve politikë serbë, përfshirë edhe Ministrinë për komunitete dhe kthim. Reagimeve iu bashkua edhe zëvendëskryeministri i Kosovës, nga radhët e Listës Srpska, Branimir Stojanoviç, që e dënoi “vendosjen e pankartës” dhe theksoi “përkushtimin për kthimin e serbëve në fshat”.(REL)
Redaksia Online
l.q/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
Ku po i kaloni pushimet e verës?
-
Në Shqipëri
52.4%
-
Jashtë
15.2%
-
Nuk lëviz
32.4%
Vota total: 105
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Hamas zgjedh liderin e ri! Yahya Sinwar, arkitekti që udhëhoqi sulmin e 7 tetorit ndaj Izraelit
6 Gusht, 22:34
-
Vlerat ushqyese të frutave të pyllit
6 Gusht, 22:34
-
Himara, i kujt është faji që 6 mijë votues ishin me karta të skaduara? Si u përgjigjen qytetarët në sondazhin e Shqiptarja.com
6 Gusht, 22:19
-
VIDEO/ Ilir Meta kërcen zbathur në natyrë ‘Vallen e Tropojës’
6 Gusht, 22:06
-
Dibër/ Zjarr i madh përfshin disa hektarë në Zerqan, dyshohet i qëllimshëm (VIDEO)
6 Gusht, 21:58
-
OBSH shpreh shqetësim për shkallën e ulët të vaksinimeve kundër koronavirusit
6 Gusht, 21:51
-
Farmacitë drejt monopolit
6 Gusht, 21:31
-
Fitoi zgjedhjet në Himarë, Vangjel Tavo mesazh falenderimi për votuesit dhe mbështetësit: Jeni shtysë për të shërbyer më shumë
6 Gusht, 21:22
-
Si lindi “lufta” midis Kate dhe Megan?
6 Gusht, 21:13
-
Rrahja e personazhit të Tik Tok-ut, policia në Kosovë shpall në kërkim Stresin
6 Gusht, 21:04
-
Ledri Vula në gjendje jo të mirë shëndetësore: Do kthehem së shpejti
6 Gusht, 20:56
-
Gjirokastër/ Fushat e fshatit Shtëpëz përfshihen nga flakët, në vendngjarje zjarrfikësit! U rrezikua një bujtinë
6 Gusht, 20:41