Partizani është gati për ndeshjen e së shtunës përballë Flamurtarit që do të zhvillohet në stadiumin ‘Qemal Stafa’ pasi do të ketë në dispozicion edhe Xhevahir Sukajn, i cili ka paguar gjysmën e dënimit prej 5 ndeshjesh duke kompletuar artilerinë e rëndë të të kuqve përballë kquezinjve të Vlorës. Sulmuesi Xhevahir Sukaj ka paguar gjysmën e dënimit dhe do të jetë i gatshëm për trajnerin Agostinelli.
Sulmuesi u pezullua në ndeshjen e parafundit të Partizanit në Korçë përballë Skënderbeut, ndërsa mungoi në ndeshjen e fundit të fazës së parë në Vlorë ndaj Flamurtarit. Shkodrani me ndeshjen ndaj Laçit plotësoi dy sfida, ndërsa e treta dhe dy të fundit nga 5 që u pezullua do të shlyhet me para nga të kuqtë duke mos u privuar.
/Shqiptarja.com