Kënga “Dance The Night” e Dua Lipës zë tashmë vendin e parë në Mbretërinë e Bashkuar si kënga më e klikuar. “Dance The Night” u publikua më 26 maj të këtij viti.
Ajo erdhi si një nga kolonat zanore të filmit “Barbie”, premiera e të cilit ishte në muajin qershor.
Ky projekt arriti suksese të mëdha dhe vetëm për një kohë të shkurtër ka kaluar shifrën e 85 milionë klikimeve në platformën YouTube.
![](https://shqiptarja.com/template/img/NO_ALFA_Kuadrate shqiptarja.png)
“Dance The Night” është numër një në Mbretërinë e Bashkuar. Java e ditëlindjes po ecën mirë. Shumë dashuri për të gjithë ata që po e dëgjojnë,” ka shkruar Dua në Instagram.
Ylli nga i pop-it ka bërë gjithashtu debutimin në aktrim si Mermaid Barbie në filmin e Warner Bros, ku shfaqet vetëm 30 sekonda.
Ndërkohë që filmi ka shënuar një sukses të jashtëzakonshëm, duke u bërë projekti me më së shumti fitime për 2023.
![](https://shqiptarja.com/template/img/antipiracynote.jpg)
![](https://www.shqiptarja.com/template/img/sh_logo1.png)