Suksesi i Gironas dhe kryesimi në La Liga, spanjollët i hapin punë edhe Manchester Cityt

Suksesi i Gironas dhe kryesimi në La Liga, spanjollët i hapin punë edhe Manchester Cityt

Skuadra e Gironas

Manchester City mund të detyrohet të ndërpresë disa nga lidhjet me Gironan, lideri befasues i La Ligës në Spanjë, nëse të dy klubet kualifikohen për në Evropë. Fitorja 4-2 e klubit katalanas ndaj Barcelonës, vijoi një sezon përrallor në të cilin ata kanë thyer traditën e Spanjës për titullin dhe po kërcënojnë të sigurojnë një vend në Ligën e Kampionëve.

City dhe Girona janë të dy pjesë e City Football Group (CFG), që do të thotë se duhet të respektojnë rregullat e UEFA-s për pronësinë e shumë klubeve përpara se të lejohen të luajnë së bashku në Evropë.

Organi qeverisës aktualisht po shqyrton lehtësimin e këtyre rregullave, por ato ekzistuese thonë: “Asnjë klub, qoftë drejtpërdrejt apo tërthorazi, nuk zotëron apo merret me letra me vlerë apo aksione të ndonjë klubi tjetër që merr pjesë në një kompeticion klubesh të UEFA-s; asnjë klub nuk është anëtar i ndonjë klubi tjetër që merr pjesë në një kompeticion klubesh të UEFA-s; askush nuk ka çfarëdo pushteti ose nuk është i përfshirë në të njëjtën kohë, drejtpërdrejt ose tërthorazi, në çfarëdo cilësie në menaxhimin, administrimin dhe/ose performancën sportive të më shumë se një klubi që merr pjesë në një kompeticion klubesh të UEFA-s; dhe askush nuk ka kontroll apo ndikim vendimtar mbi më shumë se një klub në një kompeticion klubesh të UEFA-s".

CFG, pronari i shumicës së të cilit është Sheikh Mansour bin Zayed Al Nahyan, ka qenë më i suksesshmi nga të gjitha modelet e pronësisë në shumë klube të futbollit. Përveçse zotëron plotësisht vetë Cityn, është aksioneri më i madh i vetëm në Girona me 47 përqind të aksioneve. Duke qenë se kjo e fundit bie nën pronësinë e shumicës, kjo në vetvete nuk duhet të bjerë në kundërshtim me rregullat ekzistuese të UEFA-s.

Megjithatë, ka lidhje mes dy klubeve që do të duhet të ndërpriten në mënyrë që ata të jenë në përputhje me rregulloret, kryesisht në zyrat përkatëse. Sipas faqeve zyrtare të të dyja skuadrave, John MacBeath është aktualisht drejtor i City dhe Gironas.

MacBeath, një kontabilist i autorizuar që shërbeu si shef ekzekutiv i përkohshëm i Cityt midis shtatorit 2011 dhe shtatorit 2012, do të detyrohej të tërhiqej nga një prej këtyre roleve nëse të dy klubet do të luajnë së bashku në Evropë. Këshilltari i përgjithshëm i CFG-së, Simon Cliff, është gjithashtu në bordin e Girona-s dhe ai gjithashtu mund të ketë nevojë të heqë dorë nga pozicioni i fundit në mënyrë që rregullat të respektohen.

Një drejtor i Gironas i paprekur nga e gjithë kjo, për ironi, do të ishte presidenti i klubit Pere Guardiola, pavarësisht se ai është vëllai i menaxherit të Cityt, Pep.

Vëllai i Pep Guardiolës, Pere (djathtas), është presidenti i Gironas

S.Dh/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Sarandë/ Vrau burrin me sopatë, dërgohet në spital psikiatrik 48-vjeçarja

Sarandë/ Vrau burrin me sopatë, dërgohet në spital psikiatrik 48-vjeçarja