Suksesi i grupit shqiptar Fanfara
në Festivalin Horizonte të Gjermanisë

Grupi shqiptar Fanfara me Hysni Zelën ka arritur suksesin e radhës në Festivalin Horizonte në Koblenz të Gjermanisë. Në këtë event kulturor ku janë prezantuar artistë të ndryshëm,  Fanfara Tirana meets Transglobal Underground arriti të marrë vëmendjen e shtypit gjerman dhe duartrokitjet entuziaste të mbi 10 mijë spektatorëve pjesëmarrës.

Fanfara Tirana është grupi i vetëm shqiptar që ka arritur jo vetëm të eksportojë artin shqiptar në botë, por edhe të arrijë një famë dhe sukses ndërkombëtar .

Muzika e tyre që merr frymëzim në folklorin dhe sidomos në muzikën urbane shqiptare dhe e riarranxhuar për instrumentë frymorë bandistike është një miks i mirëdozuar arti dhe shoë, folklori dhe jazz-i me elementë funky, reggae … që ka ngritur peshë publikun e qindra festivaleve ndërkombëtarë.

Një eksplozion gëzimi dhe hareje e alternuar me melankolinë e polifonisë, apo të kabasë së jugut, në vokalin drithërues të ikonës folklorike shqiptare, Hysni Zela.

hysni zela


hysni zela

hysni zela

hysni zela


Marrë nga ATSH

Redaksia Online
(xh.k/shqiptarja.com)

/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës: 10 Janar, 11:51

    A duhet të çojë SPAK Berishën përpara Gjykatës për masakrën e 21 janarit?



×

Lajmi i fundit

Ngecën në rrugën e vjetër Korçë - Ersekë, policia u shkon në ndihmë 13 qytetarëve

Ngecën në rrugën e vjetër Korçë - Ersekë, policia u shkon në ndihmë 13 qytetarëve