
Juventus fitoi 1-0 me Udinesen për javën e 17-të në Serie A duke marrë vendin e dytë në klasifikim. Pas ndeshjes foli për DAZN njeriu asist, Federico Chiesa. Ylli i "Zonjës" ia dedikoi këtë sukses Gianluca Viallit, ish-sulmuesit italian të ndarë nga jeta pak ditë më parë në moshën 58-vjeçare.
“Kjo fitore i përket Gianluca Viallit. Ai ishte një person i madh, pata fatin ta takoja në jetën time. Ishte njeri me një nivel të lartë human. Në kampionatin Europian ka qenë një lojtar më shumë për ne pasi zbriste shpesh dhe takonte skuadrën. Emocionet janë të shumta sa duhet të flasim me orë e orë të tëra për kampionin që ka qenë. Kjo fitore është për të”, tha fillimisht sulmuesi i Juves.
Më pas Chiesa u ndal edhe te muajt e vështirë të dëmtimit, që sipas tij janë lënë pas dhe po mendon për objektivin e radhës.
"Si ishte viti i shkuar për ju? Ishte një vit shumë i vështirë për mua. E kam lënë pas vetes, tani jam i përqendruar në fushë dhe duhet të punoj më shumë për t’u rikthyer në nivelet e mëparshme. Nuk e nisëm mirë, por tani ne kthehemi në rrugën e duhur. Po flas vetëm për ndeshjet e fundit ku ne i kemi rregulluar shifrat. Por siç thotë trajneri, ne duhet të ngremë stekën”, tha Chiesa.
Lajmi kryesor:
VIDEO/ Juventus fitore minimale në shtëpi, Inter 'ngec' në transfertë! Fiorentina i falet VAR-it dhe penalltisë
S.DH/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
Pse po tërhiqen kandidatët e Partisë Demokratike?
-
Presion
49.1%
-
Frikë se humbin
43.3%
-
Arsye të tjera
7.6%
Vota total: 1423
Lajme të tjera
-
Hetimi për shkeljet financiare, shtyhet gjyqi kundër Juventusit! Akuza të reja për 'Zonjën'
27 Mars, 18:01
-
Hetimi i 'Prisma', Ronaldo ka nënshkruar marrëveshje sekrete me Juventusin! Dalin përgjimet
24 Mars, 15:44
-
Dybala i kërkon Juventusit 54 milionë euro
23 Mars, 11:55
-
Heqja e 15 pikëve, Juventus merr 'asist' kundër akuzave! Dorëhiqet prokurori i çështjes
22 Mars, 12:46
-
Igli Tare 'tërbon' Interin, drejtori i Lazios: Për mua Juventusi është në vendin e dytë
20 Mars, 22:29
-
Lazio e mundi në derbin e Serie A, acarohet trajneri i Romës: Çfarë dreqin ke që sheh? I kthehet pronari Lotito: Është shtëpia ime dhe bëj ç'të dua
20 Mars, 12:59
-
Humbja në derbi, trajneri Inzaghi: E papranueshme të quhet goli i Juventusit! Allegri mban qëndrim: Jemi zotërinj, s'flasim për arbitrat
20 Mars, 09:33
-
GOLAT/ Interi nuk ia del në shtëpi, Juventusi e mund në Milano! Lazio mposht Romën në derbi, Napoli 'prek' trofeun në Serie A
19 Mars, 22:54
-
Derbi i Italisë/ Juventusi tregon forcën, 'Zonja' mposht Interin në Milano (VIDEO)
19 Mars, 22:49
-
VIDEO/ Pesë kartona të kuq, gol i anulluar dhe shumë tension! Lazio mund Romën në derbin e Serie A
19 Mars, 20:03
-
Lazio - Roma/ Kaos para derbit në kryeqytetin italian, përplasje mes tifozëve dhe policisë (VIDEO)
19 Mars, 17:21
-
VIDEO/ Napoli poker në kampionat, skuadra e Spallettit 'vret' Serie A
19 Mars, 17:09