Vetëm në vitin 2014, institucionet e mikrokredisë në 2014 kanë kredituar 65.104 sipërmarrës dhe familje, duke u kthyer në histori suksesi në tregun financiar shqiptar. Shoqata e Institucioneve të Mikrofinancës në Shqipëri thotë se 20% e kredive ne vend u përkasin shoqërive të mikrofinancaës më një total prej 160 milionë dollarësh.
Shoqëritë mikrofinanciare janë kthyer në faktor zhvillimi për ekonominë e vendit, duke qenë përgjegjëse për 20% të kredive të dhëna për mijëra fermerë, sipërmarrës të vegjël dhe familje fshatare. Drejtori i Financava të shoqërisë NOA, Perlat Sula, tha gjatë konferencës për Mikrofinancën Shqiptare se institucionet e mikrokredisë në 2014 kanë kredituar 65.104 sipërmarrës dhe familje.
“Siç u përmendën edhe më përpara janë dhënë mbi 1 miliard dollar, ndër vite janë dhënë mbi 350 mijë kredi duke pas parasysh që për çdo kredi të dhënë hapet ose mirëmbahet 1,4 vende pune kuptohet që ndikimi ndër vite është i konsiderueshëm,” – thotë Perlat Sula.
Në konferencë u vu theksi edhe tek impakti social i institucioneve të mikrofinancës, të cilat i vijnë çdo ditë në ndihmë individëve dhe bizneseve që nuk plotësojnë kushtet për tu kredituar nga sistemi bankar.
“Me tariforen kanë plotësuar në vijimësi misionin social i cili lidhet pikë së pari me punësimin pasi popullata të ciles i drejtohen këto institucione përmes aktiviteteve të tyre të kreditimit kryesisht përkon me ato individë, familje, shtresa të shoqërisë të cilat pak ose aspak kanë akses në ose mundësi kreditimi nga sektori bankar në tërësi,“ – thotë Altin Muçaj
Institucionet e mikrofinancës kanë një dimension social shumë të theksuar duke synuar që të jenë gjithëpërfshirës dhe jo përjashtues ndaj kategorive të veçanta.
Redaksia online
(f.m/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com

VIDEO