Suksesi tjetër i Ermal Metës,do të
jetë në jurinë e emisionit ‘Amici 2017’

Suksesi tjetër i Ermal Metës,do të<br />jetë në jurinë e emisionit ‘Amici 2017’
Fama e këngëtarit shqiptar Ermal Meta nuk ndalet vetëm në Sanremo. Por ky vit ka plot surpriza për 36-vjeçarin.
 
Meta do te jëtë pjesë e jurisë e cila do të gjykojë konkurentët e emisionit të famshëm ‘Amici’ drejtuar nga Maria de Filipi.
 
Një emision kushtuar talenteve të reja në këngë dhe në baletë. Ermal Meta do të jetë pjesë e netëve finale si profesionistë i cili do të gjykojë të rinjtë.
 
‘Amici’ nuk është një emision i panjohur në Shqipëri pasi në të kanë marrë pjesë edhe balerinë si Ambeta Toromani, Kledi Kadiu i cili tashmë është mësues në serial e plot shqiptarë të tjerë të cilët kanë shkëlqyer me talentin e tyre.
 
Por ky është viti i këngëtarit Meta i cili në festivalin e këngës në Sanremo rrëmbeu plot çmime.Ndërsa kënga e tij “ Vietato morire” u shndërrua në hit.

Redaksia Online
XH.K/Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Si po përballohet situata e krijuar nga zjarret në vend?



×

Lajmi i fundit

Krujë/ Riaktivizohet zjarri në lagjen Boje! Zjarrfikësit në vendngjarje, u gjetën 50 vatra të qëllimshme në zonë

Krujë/ Riaktivizohet zjarri në lagjen Boje! Zjarrfikësit në vendngjarje, u gjetën 50 vatra të qëllimshme në zonë